9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Zbardhet biseda, ja për çfarë foli Erdogan me Putin pas vrasjes së Ambasadorit

Më të lexuarat

Vrasja e ambasadorit rus në Ankara është interpretuar në të njëjtën formë, si në Moskë ashtu edhe në Ankara. Zyrtarët më të lartë në të dyja vendet kanë deklaruar se qëllimi i ekzekutimit të kryediplomatit ishte i qartë; prishja e marrëdhënieve Rusi-Turqi.

“Unë dhe Putin biem dakord që është një provokim dhe nuk ka asnjë ndasi mes nesh në këtë pikë”, deklaroi Presidenti turk, Recep Taip Erdogan gjatë një interviste televizive mbrëmjen e së martës.

Erdogan tha se kishte patur një bisedë telefonike me shefin e Kremlinit. “Gjatë bisedës telefonike u zotuam në përforcimin e bashkëpunimit tonë, bashkëpunim që së fundmi rezultoi në zhvendosjen e civilëve nga Aleppo i shkatërruar nga lufta”, tha Erdogan.

Sipas Presidentit turk, sulmi nuk ishte thjesht një sulm ndaj diplomatit rus, por ishte gjithashtu edhe një sulm ndaj kombit turk. Ndërkohë, në Moskë njëri prej aleatëve më besnikë të Putin ka dalë me një deklaratë të guximshme.

Senatori veteran, Franz Klintsevich përjashtoi se pas sulmit qëndron ISIS apo ndonjë grup tjetër terrorist.

“Të gjithë e dinin që ambasadori do të ishte i pranishëm në atë ekspozitë dhe unë nuk mendoj se pas sulmit fshihet ISIS apo ndonjë grup tjetër terrorist. Ndoshta, ka të ngjarë që të jetë kështu, shërbimet sekrete të ndonjë vendi të NATO-s janë pas këtij sulmi”, ka deklaruar ai duke shtuar se gjitha ajo çka ndodhi ishte një provokim i pastër dhe sfidë për Rusinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit