Pesë persona janë arrestuar në fshatin Nikël të Krujës pas operacionit të gjerë policor atje të zhvilluar mëngjesin e sotëm.
Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasit:
• Lutfi Haka 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Marklen Haka 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Ylli Çangu, 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;
• Skënder Leza, 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;
• Valter Bami,.32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Gjatë operacionit të koduar “Forcat e Ligjit”, u bënë kontrollet e banesave të shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami.
Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm u gjeten dhe sekuestruan ne cilësinë e provave materiale:
• 2 armë zjarri pistolete
• 4 armë gjahu e pushke sportive;
• 5 armë të ftohta;
• sasi fishekësh
• 4 palë dylbi
• 1 radio transmetuese;
• 39 000 Euro;
• 1 200 dollarë amerikanë ;
• 2 900 000 lekë të reja;
• 8 aparate celularë;
• 1 automjet i blinduar etj.
Një superoperacion i Policisë së Shtetit i drejtuar nga kreu i saj Ardi Veliu është finalizuar në orët e para të mëngjesit me shoqërimin e 11 personave, ku vetëm pesë prej tyre janë arrestuar.
Operacioni nisi në orët e para të ditës, në bazë të një plani të mirëorganizuar, me pjesmarrje të Forcave Speciale, RENA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë.
“Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në Nikël të Krujës, zhvilluar këto hetime në kuadër te operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve te fundit kriminale të ndodhura, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, trupat e posaçme operacionale ne bashkëpunim me Prokurorinë, kanë arritur te ndalojnë në Nikël të Krujës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë.
Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rrugë operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale te personave te dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie”, thuhet në njoftimin e policisë.