2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Zana nga Shkupi tallet me muslimanët: Është absurde të mendosh se Islami nuk ka të bëjë me terrorizmin

Më të lexuarat

Shkup, 1 prill – Zana Ramdani u largua nga Shkupi drejt Gjermanisë si refugjate. 32-vjeçarja tani është anëtare e CDU dhe feministe. Duke qenë e ftuar në Austri nga partia Team Stronach, ajo është ftuar edhe nga tabloidi më i lexuar austriak, “Krone.at”, për të dhënë një intervistë botasot.info e sjell të plotë.

“Krone”: Zonja Ramadani, si e gjetën Gjermaninë kur u arratisët?

Zana Ramadani: Isha shtatë vjeçare. Ne kemi ardhur si shqiptarë nga Shkupi drejt qytetit gjerman Siegen. Nuk morrëm ndihma sociale nga shteti, pasi babai im u punësua në një firmë, duke kërkuar vazhdimisht punë.

“Krone”: Ju rrjedhni nga një familje praktikante e Islamit?

Është një familje 08/15. Babai im ishte shumë liberal.

“Krone”: Si ishte fëmijëria juaj?
Kisha një fëmijëri të bukur, duke luajtur përjashta sëbashku me fëmijët e familjeve të krishtera. Këtu jam vlerësuar si njeri dhe jo si gjini.

Si ishte në shtëpi?

Nëna luante rolin kryesor, sa u takon mbrojtjeve të traditave tona islame. Babai vinte vonë në shtëpi, dhe kënaqej të na shikonte. Nëna më ka kritikuar për çdo gjë meskine.

Cili ka qenë përjetimi më i keq i jetës suaj?

Ka shkuar çdo gjë mirë. Megjithatë, nëna ime mendonte se unë kisha njollosur familjen. Nuk e dija pse. Ajo solli vëllezërit e vetë. Ishte hera e parë, që edhe babai im lëshoi dorë mbi mua. Atëherë u largova në “Shtëpinë e grave”.

Vizitoni akoma vendlindjen tuaj? Cilët gjurmë janë të vërejtshme?

Para një viti e gjysmë vizitova Shkupin, kryeqytetin e Maqedonisë. Nuk mund ta paramendoja. Kur vizitova qarkun e shqiptarëve në Shkup, mendova se jam në Arabi. Gratë e varfëra punonin në institucione diverse për të marrë 200 euro në muaj! Kushërirja ime ishte e mbuluar me ferexhe. Në Islamin politik ka para me bollëk në dispozicion.

E lexoni Kuranin? Çfarë kritika keni ndaj Islamit?

Kam disa. Çfarë mua më shqetëson është se nuk lejohen as pyetje kritike. Në krishterizëm mund të flasësh, qoftë edhe për ekzistencën e Zotit. Është gjithashtu absurde të mendosh se Islami nuk ka të bëjë me terrorizmin. Secili që ka lexuar Kuranin dhe hadithin, e shikon këtë. Nuk ka asnjë vend të lirë demokratik, që është musliman.

Kandidati presidencial amerikan, Donald Trump, ka menduar ta abrogojë Islamin. Çfare thoni ju për këtë?

Islamin politik do e ndaloja menjëherë edhe në Gjermani. Interesante është gjithashtu, që rritja e numrit të muslimanëve të shkolluar, rrit gjithashtu edhe islamizimin.

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit