Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i dërgoi letër urimi Albin Kurtit me rastin e përzgjedhjes së tij për kryetar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në letër, si dhe në bisedën telefonike gjatë ditës së djeshme, kryeministri Zaev homologut të tij kosovar i dëshiroi sukses në kryerjen funnksionit dhe shprehu kënaqësinë e marrëdhënieve miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Bashkëpunimi jonë realizohet përmes dialogut të hapur, të bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, përmes bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe tregtar, një trend që presim të vazhdojë me intensitet të pa zvogëluar edhe në të ardhmen që do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë”, shkruan Kryeministri Zaev në letrën dërguar Kryeministrit të Kosovës, Kurti.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në letër theksoi se është i bindur se dialogu dhe bashkëpunimi politik do të vazhdojnë me intensitet të pa zvogëluar dhe me theks të veçantë në bashkëpunimin evropian dhe euroatlantik dhe mbështetje të ndërsjellë, konsultime dhe shkëmbim të përvojave për progres të mëtejshëm në realizimin e qëllimeve strategjike të të dy vendeve dhe shprehu shpresë për një takim të shpejtë të dy kryeministrave.