7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqia rriti eksportet e agrumeve në Rusi

Më të lexuarat

380 milionë e 232 mijë dollarë eksporte të agrumeve nga Turqia prej gjithsej 813 milionë dollarëve të realizuara gjatë 6 muajve të sezonit u bënë në Rusi.

Sipas informacioneve të marra nga të dhënat e shoqata e eksportuesve mesdhetarë, eksporte me vlerë 813 milionë dollarë u realizuan në agrumet, të cilat filluan më 3 shtator 2020, deri më 28 shkurt 2021.

Gjatë kësaj periudhe, eksportet më të mëdha u bënë në Rusi.

Shitjet në Rusi, të cilat gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar ishin 325 milionë e 108 mijë dollarë, u rritën 17 për qind këtë sezon dhe arritën në 380 milionë e 232 mijë dollarë.

Gjatë asaj periudhe, 693.789 tonë produkte agrumesh u shitën në Rusi.

Rusia u pasua nga Iraku me 102 milionë e 488 mijë dollarë, Ukraina me 83 milionë e 481 mijë, Rumania me 28 milionë e 943 mijë dhe Polonia me 27 milionë e 823 mijë dollarë.
/TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit