2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Zaev: Terrorizmi nuk njeh religjione, e ardhmja është në strategjinë e përbashkët rajonale

Më të lexuarat

Kryeministri Zoran Zaev sot priti delegacion në Komitetin nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit të kryesuar nga Koordinatori nacional Borçe Petrevski, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësit Xheladin Ajvazi dhe Zllatko Apostollovski.

“Kocepti i një shoqërie për të gjithë dërgon mesazh se respektohen të gjitha religjionet dhe komunitetet etnike dhe se Qeveri mbështesim qasje rajonale dhe koordinim në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, theksoi Zaev në mbledhjen me anëtarët e Komitetit që është formuar si dispozitë e rëndësishme e Planit 3-6-9 për përforcim të strukturës rajonale për luftë me këto sfida të sigurisë.

Në rëndësi është vlerësuar rëndësia e angazhimeve për miratim dhe implementim të dy Strategjive nacionale, për luftë kundër terrorizmit dhe për shkatërrim të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, me plane shoqëruese akcize, të cilat kanë për qëllim të zhvillojnë mekanizëm efikas dhe funksional për përballje me kërcënimet dje rreziqet aktuale, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Kryeministri theksoi se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm që çojnë drejt terrorizmit janë prioritete të larta të sigurisë në Maqedoni, duke vlerësuar se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me vendet e rajonit.

Anëtarët e Komitetit e njoftuan kryeministrit me aktivitetet vijuese dhe të planifikuara me qëllim që të ngrihet ndërgjegjja tek qytetarët e Maqedonisë për implementimin e mesazhit për përballje më efikase dhe parandalim nga ekstremizmi dhe terrorizmi i dhunshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit