Ish-deputetja e Kuvendit të Republikës, Labinotë Demi-Murtezi nëpërmjet një postimi në “Facebook” i ka quajtur sarkastike diplomacinë kosovare, respektivisht disa deklarata të ambasadorit të Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grajqevci.
Ky i fundit, në një intervistë për “Huffington Post”, ka përmendur konvertimin e shqiptarëve në mysliman si dhe cështjen e Perandorisë Osmane në trojet tona.
“Z.Grajçevci çfarë menduat se do të arrini me deklaratën tuaj, mëkati ynë i vetëm është se jemi muslimanë, në një vend që me votën e tij udhëheqjen e kryeqytetit ia besoi një muslimani? A mos vallë harruat se Londra udhëhiqet nga një musliman???!!! Të kuptohemi, jo vetëm pse ishte musliman. Por se e meritonte udhëheqjen dhe ishte mysliman”, ka shkruar ajo.