Aktorja e famëshme nga India e Jugore, Monika Rekha Maruthiraj më 30 maj të këtij viti ka pranuar publikisht Islamin të cilën e ajo vet e ka njoftuar në një konferencë për shtyp.
Monica karrierën e saj si aktore e ka filluar që nga fëmijëria në Tamil dhe ka luajtur në 70 filma. Ajo tha se edhe pse ka fillluar ngadalë të pranojë mësimet e Islamit pas vitit 2010. Ka vendosur vetëm tani për të shpallur publikisht konvertimin e saj në Islam, për t’i shmangur ofertat për rolet në filmat.
“Në Islam nuk kam kaluar për shkak se jam dashuruar apo për para, nuk jam një femër e tillë. Jam dashuruar në parimet islame për të cilën edhe e kam pranuar Islamin. Si shumë të tjerë, kam menduar se Islami është një fe ekstremiste. Por tani kam gjetur paqen në Islam” tha ajo
Monika nuk është ylli i vetëm i bollywoodit që është konvertuar në Islam. Kohët e fundit po të njejtin pranim në Islam e bëri edhe kompozitori i njohur indian Yuvan Shankar Raja.