Zyreja kompetente qeveritare sot në mëngjes publikoi një video të vizitës së Yildirim-it në të cilën shihet se kryeministri i Turqisë në Kilis arriti në orët e vona, me ç’rast qytetarë të shumtë e pritën me degë ullinjsh në duar
KILIS (AA) – Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, ka vizituar qytetin kufitar turk Kilis dhe xhaminë Calik, që gjatë këtyre ditëve ishin objektiv i sulmeve me raketa nga terroristët e PYD/PKK-së nga rajoni fqinj sirian Afrin, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Kryeministria e Turqisë sot në mëngjes u publikua një video e vizitës së Yıldırımit në të cilën shihet se kryeministri i Turqisë në Kilis arriti në orët e vona, ndërsa qytetarë të shumtë e pritën me degë ullinjsh në duar.
Stacioni i parë i vizitës së kryeministrit turk në Kilis ishte xhamia Calik, të cilën terroristët e PYD/PKK-së e sulmuan me raketa duke vrarë së paku dy persona, ndërsa plagosën gjashtë të tjerë. Ai vizitoi familjet e atyre që humbën jetën, Muzaffera Aydemira dhe Tarika Tabbaka.
Në delegacionin që e kryesonte kryeministri Yıldırım, në vizitën në Kilis ishin edhe ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, ministri i Transportit, Detarisë dhe Informimit, Ahmet Arslan dhe zyrtarë tjerë.