28.9 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Yıldırım uron Trump: Do të hapni një faqe të re për miqësinë Turqi-SHBA

Më të lexuarat

“Përgëzoj dhe i uroi suksese të nderuarit Trump. Jam i sigurtë se tashmë në një mënyrë janë shpëtuar diskutimet e partneritetit strategjik Turqi-SHBA”

ANKARA (AA) – Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ka përgëzuar Donald Trump për zgjedhjen si president të SHBA-ve, gjatë ceremonisë së hapjes së vitit të ri arsimor 2016-2017 në Akademinë e Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Yıldırım është shprehur “Përgëzoj dhe i uroi suksese të nderuarit Trump. Jam i sigurtë se tashmë në një mënyrë janë shpëtuar diskutimet e partneritetit strategjik Turqi-SHBA të cilat kanë bazë një periudhë të gjatë. Duke patur parasysh ndjeshmëritë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit është formuar një mundësi e re për presidentin e ri të zgjedhur që me politikat që kanë prioritet paqen dhe stabilitetin në rajon të avancojnë edhe më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe tradicionale që rrjedhin nga e kaluara”

“Do të hapni një faqe të re për miqësinë Turqi-SHBA”

Duke i bërë thirrje Trumpit në lidhje me ekstradimin e kreut të FETO-s Fetullah Gylen, kryeministri Yıldırım ka theksuar: “Nga këtu i bëj thirrje të hapur presidentit të ri në lidhje me çështjen që të ekstradohet sa më parë në vendin tonë Fetullah Gylen i cili jeton në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse e ekstradoni sa më shpjet të jetë e mundur kreun e kësaj organizate terroriste e cila prish marrëdhëniet tona dhe që dëmton miqësinë historike mes popullit amerikan dhe turk, unë jam i sigurtë se ju do të hapni një faqe të re dhe një fillim të ri për miqësinë Turqi-SHBA”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit