-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Yildirim: I dimë ata që ua rrahin shpinën terroristëve

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë dhe Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë Binali Yildirim, në fjalimin që e mbajti me rastin e ceremonisë së urimeve të Bajramit në Shtabin e Përgjithshëm të AK Partisë në Izmir, rikujtoi se me ardhjen në detyrë kishin premtuar rritje të miqësive dhe mënjanim të armiqësive, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke u shprehur se në territoret përreth Turqisë ka shumë probleme, Yildirim tha: “Në mënyrë që t’i tejkalojmë këto probleme, Turqia duhet të jetë e fuqishme dhe e qëndrueshme. Nëse Turqia është e fuqishme, atëherë të fuqishëm janë edhe Anadolli, Lindja e Mesme, Ballkani dhe Azia Qendrore. Po i rregullojmë një nga një problemet me shtetet me të cilat kishim marrëdhënie jo të mira. I dhamë fund krizës me Rusinë dhe kaluam në fazën e normalizimit, ndërkohë që me një marrëveshje përfundoi edhe problemi i vazhdueshëm me Izraelin dhe në këtë mënyrë u erdhëm menjëherë në ndihmë vëllezërve tanë në Gaza që përjetonin drama humanitare, me çka Turqia u ka mundësuar gëzim feste fëmijëve dhe nevojtarëve atje”.

– “I dimë edhe ata që ua rrahin shpinën terroristëve”

Duke tërhequr vëmendjen se ka të tillë që dëshirojnë ta ndajnë Turqinë dhe t’ia shpenzojnë energjinë, Yildirim vuri në pah se “Kurrë nuk do ta arrijnë një gjë të tillë. Populli ynë le të fle qetë! Kemi marrë vendim që terrorizmin në Turqi ta nxjerrim nga axhenda e shtetit. Qytetet i kemi pastruar nga terrorizmi, ndërsa tani na kanë ngelur vetëm zonat rurale. I dimë gjithashtu edhe ata që ua rrahin shpinën terroristëve, këtyre vrasësve me duar të përgjakura”.

– “Askush nuk mund të matet me shtetin turk”

Në lidhje me operacionet ndaj Strukturave të Shtetit Paralel (PDY), Yildirim tha se “Shteti Paralel është shtrembëruar, nuk i ka ngelur forcë për të dëgjuar. Mos u brengosni aspak, askush nuk mund të matet me shtetin turk, as shteti parallel, as separatistët. Është detyrë e të gjithëve ne t’i gjunjëzojmë të gjithë ata”.

Yildirim theksoi se ka disa qarqe që nuk dëshirojnë Turqia të zhvillohet duke shtuar se: “Nuk mund ta ndalin Turqinë në asnjë mënyrë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit