Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım sot në Ankara deklaroi se nëse Gjermania dëshiron marrëdhënie më të mira me Turqinë, duhet të kthehet kah Republika e Turqisë
ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım sot në Ankara ka deklaruar se nëse Gjermania dëshiron marrëdhënie më të mira me Turqinë, duhet të kthehet kah Republika e Turqisë dhe jo kah ana e separatistëve dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Yıldırım sot në mbledhjen e rregullt të grupit parlamentar të Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (Partia AK) në Ankara dhe me këtë rast iu referua vendimit të fundit të Gjermanisë në lidhje me ofrimin e azilit për personat dhe ushtarakët që lidhen me tentimin e dështuar të grusht shtetit të vitit të kaluar në Turqi.
“Fakti që Gjermania javën e kaluar ka miratuar kërkesën për azil të personave apo personelit ushtarak që janë të lidhur me përpjekjen për grusht shteti më 15 korrik është një hap që do të kontribuojë në ndërprerjen e marrëdhënieve tona”, tha Yıldırım.
“Koha është që Gjermania të marrë vendim. Nëse duan marrëdhënie më të mira me Turqinë dhe nëse duan të forcojnë lidhjet historike miqësore me Turqinë, atëherë ata duhet të kthehen kah Republika e Turqisë dhe jo kah separatistët dhe pjesëtarët e FETO-s”, tha ai.
Pas miratimit të vendimit, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë i bëri thirrje Gjermanisë të rishqyrtojë vendimin për pranimin e kërkesave për azil të ish-ushtarakëve turq të cilët janë të lidhur me organizatën terroriste FETO.