3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Yeni Safak: Ish-komandanti i NATO-s në Afganistan, organizator i grushtit të shtetit në Turqi?!

Më të lexuarat

Ish-komandant i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, John F.Campbell, është organizator i grushtit të dështuar të shtetit, njofton sot gazeta turke Yeni Safak, duke cituar burime të afërta me hetimet që po kryhen rreth ngjarjeve të 15-16 korrikut

“Gjenerali Kampbell, 59 vjeç, është një prej figurave kyçe i cili ka organizuar dhe kontrolluar ushtarët në përpjekje për të kryer një grusht-shtet në Turqi”, shkruan gazeta konservatore në gjuhën angleze.

Sipas gazetës, Kampbell ka drejtuar me një transaksion në vlerë prej mbi 2 miliardë dollarë, të cilat përmes përmes bankës nigeriane UBA kanë arritur në Turqi me ndihmën e një grupi të zyrtarëve të CIA-s, të cilat pastaj u janë shpërndarë puçistëve.

Gjenerali merikan thuhet se ka vizituar dy herë fshehurazi Turqinë, në mes të majit dhe 15 korrikut, kur edhe është kryer përpjekja për grusht shteti, për të cilin autoritetet turke fajësojnë organizatën FETO.

Burimet ushtarake thonë se Campbell, i cili ishte komandant i misionit të NATO-s në Afganistan, në mes të 26 gushtit dhe 1 majit 2016, ka mbajtur disa takime sekrete në Erzurum dhe në bazën ushtarake Inicrlik.

Në vitin 2015, zyrtarët pro-gylenistë në bazën İncirlik kanë formuar një bord hetimor. Ata kanë përpiluar një hartë me gjithë ushtarë që ishin nën komandën e tyre. Ata hetuan tendencat e ushtarëve, personalitetet dhe historikun e familjeve të tyre.

Gjithë ushtarët ishin kategorizuar në tri grupe: kundërshtarë, neutralë dhe mbështetës.

Të gjithë ushtarët dhe zyrtarët në grupin e tretë janë konsideruar pjesëtarë të devotshëm të grupit FETO.

Gjithashtu,  sipas burimit të hetimit, një çantë e madhe me shumë të madhe të hollash janë gjetur në dhomën e gjeneralit të brigadës Mehmet Dişli, një prej zyrtarëve të lartë ushtarakë të arrestuar për udhëheqjen e përpjekjes për grusht-shtet. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit