0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Yahya Sinwar emërohet në krye të Hamasit

Më të lexuarat

Hamas përmes një deklarate njoftoi se Sinwar do të zëvendësojë të ndjerin Ismail Haniyeh, i cili u vra në Teheran më 31 korrik

Grupi i rezistencës palestineze Hamas emëroi Yahya Sinwar si shef të ri politik, raporton Anadolu.

Hamas përmes një deklarate në Telegram njoftoi se Sinwar do të zëvendësojë të ndjerin Ismail Haniyeh, i cili u vra në Teheran ku qëndronte për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit më 31 korrik.

Hamasi dhe Irani kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e Haniyeh, por Tel Avivi nuk e ka mohuar apo konfirmuar përgjegjësinë për vrasjen.

Sinwar është lideri më i kërkuar i Hamasit nga Izraeli. Tel Avivi e akuzon atë për organizimin e sulmit të 7 tetorit, i cili e shtyu Izraelin të nisë një fushatë shkatërruese ushtarake në Rripin e Gazës që vrau më shumë se 39.600 njerëz që nga 7 tetori i kaluar.

Dhjetë muaj pas fillimit të luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë në gërmadha mes një bllokade shkatërruese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi atë të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Rafahut, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të fillonte pushtimi më 6 maj.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit