28.9 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Yagcilar i çon selame Gjergj Dedajt për fyerjet ndaj Turqisë

Më të lexuarat

Diskursi i zëvendësministrit të Jashtën të Kosovës, Gjergj Dedaj, ndaj Turqisë dhe krahasimin e saj me regjimin e Serbisë, ka ngjallur reagimin e bashkëqeveritarit, Mahir Yagcilar nga komuniteti turk në Kosovë.

Yagcilar është ministër i Administratës Publike të Kosovës dhe vjen nga Partia Demokratike Turke e Kosovës.

Ai ka thënë se fjalori i Dedajt ështëë gjuhë e panevojshme dhe krijon ndarje dhe përçarje.

“Sigurisht nuk ështe mirë, është zëvendësministër, ështe një zyrtar shtetëror. Nuk është një gjuhë që duhet të përdoret, sepse krijon më shumë ndarje, më shumë perçarje dhe hap çeshtjë pa nevojë”, ka thënë ministri Yagcilar për Agjencinë e Lajmeve “FaktePlus”.

Megjithatë, ministri Yagcilar ka deklaruar se shqetësimet e tilla janë paraqitur edhe te kryeministri, porr askush nuk po merret me to.

“Edhe përkundër shqetësimeve të shprehura tek kryeminstri, disa persona nuk janë duke kuptuar, ose të tillët vazhdojnë të jetojnë me imagjinata. Kjo nuk na fyen veç neve, por i bën dëm Kosovës”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit