7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Xhugumanov: Kriza e refugjatëve do ta fus Maqedoninë në NATO

Më të lexuarat

Ilija Xhugumanov nga Këshillit euroatlantik i Maqedonisë theksoi se për shkak të krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme, dhe pozicionit të dobësuar grek në planin ndërkombëtar për shkak të krizës ekonomike dhe politike në vend, rritet vëmendja për ngjarjet në Ballkan, transmeton zhurnal.mk

“ Kjo krizë globale e sigurisë, para se gjithash në linjën midis Lindjes dhe Perëndimit, në vetvete në periudhën e fundit kontribuoi që të krijohen dallime të mëdha dhe qëndrime të ndryshme të vendeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, sqaroi Xhugumanov.

Ai theksoi se për shkak të këtyre dobësive, të cilat për momentin gjenden tek fuqitë e mëdha në NATO dhe në BE, ato do të tentojnë që me forca të bashkuara të gjejnë një qëndrim të përbashkët dhe zgjidhje për problemet.

“ Në atë bashkim në samitin e ardhshëm në Varshavë është e mundshme edhe një shans i ynë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO edhe me referencën e përkohshme dhe me problemin e hapur të emrit me fqiun tonë jugor Greqinë”, vlerësoi Xhugumanov, transmeton zhurnal.mk

Porositë nga SHBA-të dhe BE-ja në periudhën e fundit, sipas tij, vetëm e vërtetojnë një hipotezë të këtillë.

“ Tani Maqedonisë i duhet një lëvizje më e shpejtë diplomatike në Bruksel, Uashington dhe në qendrat tjera për t`u aktualizuar kjo mundësi”, përfundoi Xhugumanov.

Sipas tij, tash me krizën e refugjatëve dhe me krizën në Ukrainë, është e mundshme që të përsëritet përvoja nga Samiti në Prag në vitin 2002, kur pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, shtatë shtete morën ftesën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit