Presidenti i sapozgjedhur i Amerikës, Donald Trump, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Kamëz.
Lajmi konfirmohet nga kryetari i kësaj bashkie, Xhelal Mziu, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
Por nuk dihet nëse Trump është në dijeni të këtij titulli.
Kamza nën drejtimin e Xhelal Mziut ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave vendase e të huaja për emërtimet e rrugëve të brendshme.
Në Kamëz gjen rrugë me emrat “Silvio Berluskoni”, “Nikolas Sarkozi”, “Coca Cola”, “Dubai” etj.
Më poshtë relacioni i paraqitur në Këshillin Bashkiak të Kamzës bashkë me motivacionin e nderimit të Trump.