-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

XHAXHA META..

Më të lexuarat

I ka kaluar 108 vite, ka parë me sytë e tij arratisjen e Fan Nolit dhe dasmën e mbretit Zog..
Prej vitit 1960 nuk ka lënë asnjë namaz pa falur dhe asnjë Ramazan pa agjëruar..
Më tregoi sesi i shkruante edhe ky kalendarët e RAMAZANIT dhe i shpërndante fshehtas nga Kavaja deri në Durrës.. Është burgosur për PESË vjet, por Agjerimin nuk e braktisi kurrë.. Aq sa i lodhi eprorët komunistë dhe thanë: Lëre të bëjë çfarë të dojë.. Ky nuk ndryshon më.. I fuqishëm në gjymtyrët e tij, por sytë kishte 20 vjet që i kishin shkuar.. Pensionin e vet e çon në Sadaka dhe mban vetëm ca lekë xhepi për vete..

Unë e shihja me admirim, për jetën e tij plot punë të mira..
Ndërsa ai më trajtonte si një njeri të dashur dhe të veçantë vetëm sepse jam hoxhë.. I don hoxhallarët dhe nuk përton të më recitojë përmendësh një poezi të Hafiz Ali Korçës për shenjat e kijametit..

Koha me të ishte shpejt dhe shpirti të shlodhej duke e dëgjuar..

Allahu të dhashtë mëshirë dhe një vend të bekuar në Xhenet..
KËTA JANË TABANI NGA KU RIFILLOI ISLAMI PËRSËRI NË SHQIPËRI..

Eduard Hekuran Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit