1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

XHAVITI…

Më të lexuarat

I shkreti kishte ardhur me urgjence ne Spital.. Gruaja qante dy cunat e vegjel kishin mbetur te hutuar nga kjo qe po ndodhte.. Babai mund te shkonte pergjithmone..

I ziu Xhavit punon ne nje pike karburanti, me turne duke furnizuar makinat. E kishte mberdhyer zemra dhe e kishin gjetur shakull ne toke, atje ne betonin e karburantit..

Sapo e kishin pare ashtu te reckosur me rrobat e punes, hienat e bardha (infermieret) kishin kuptuar se gjahu ishte nje sorkadhe ngordhalaqe dhe nuk kishte mish ne mollaqe..
E kishin plandosur ne nje krevat diku ne korridor dhe as nuk ia ndjente..
Doktori akoma nuk kishte ardhur edhe pse per Xhavitin mund te ishin castet e fundit te jetes.. Ne fakt doktori po bisedonte me nje infermiere bjonde, te cilen kishte ca dite qe po e gjuante. Po caktonte vendin ku do pinin kafe pas punes.

Me ne fund ujku i madh erdhi dhe me shume pordhe i preku pak faqet Xhavitit dhe me stilolaps i zbuloi pak kemishen e pa trupin e derrmuar te Xhavitit dhe kuptoi se gjahu kesaj rradhe ishte pabuks.. E nuhati bisha se prej ketij as uje perroi nuk vjen. Andaj nuk qendroi shume, mendjen e kishte tek Anxhela, (hiena bjonde) I mbushi shpejt e shpejt formularin dhe e la aty te plandosur..

Sapo iku ai erdhi Katerina, hiena thatuqe. Ajo e kish pare qe ky gjah nuk vlente dhe me turi shtrember mori gjilperen dhe ia ngopi ne damar.. Po ku kishte damar i ziu.. Shpimi i kishte shkuar ne asht por bishes nuk ia ndjeu fare. Aman i tha Xhaviti jo aty, se e kam nje plage te vjeter. Por ajo ia nguli edhe me fort..

-Moj te …. sha nenen dhe cfare ke ne shtepi, moj k….ve e m…tit. Po te thashe njeqind here mos aty.. Shpertheu Xhaviti..

Hiena u tremb.. Xhaviti ishte kocke e forte..

Me ne fund ia vendosen serumin dhe bisha u zhduk.. Pare prej Xhavitit kuptohej qe nuk do merrte, se vetem shpirti i kishte mbetur, dhe ate kishte vendosur ta jepte vetem per femijet e vet..

Grua zeza qante, ndersa shihte Xhavitin qe vuante. Por edhe Xhaviti ishte luan i eger, nuk dorezohej lehte..

Me ne fund serumi kish mbaruar dhe mbetej qe nepermjet gjiperes te futej ajer ne damarin e XHavitit. Ky e therriti Katerinen, por bisha ishte duke pire kafe dhe po shihte filxhanin.. Thirri edhe doktorin por edhe ujku ishte ne vrullin e mjaltit..

Pas shume thirrjesh Xhaviti, ky luan i plagosur u ngrit ne kembe gjithe inat dhe mori ne dore nje shkop druri te nje plaku aty prane dhe shkoi gjithe zemerim.. Perpara i doli Katerina.. Ate e plasi pertoke me nje shpulle surratit.
Pastaj shkoi tekk doktori duke shfryre: Mor qen bir qeni, une po vdes ketu e ti me zgerdhihesh.. Dhe ia ngjeshi kokes shkopin. Nga goditja shkopi u thye, por edhe koka e doktorit u mbulua me gjak.

Paspak erdhi policia. Katerina e kishte lajmeruar dhe ata mberriten shpejt.. E moren Xhavitin ashtu sic ishte dhe e futen ne Furgon..

Thuhet se Xhaviti mori nje kure te mire ne Komisariat. Gruaja dhe femijet e ndoqen nga pas duke qare. Por Xhaviti vazhdonte te shikonte ujkun e gjakosur duke e peshtyre dhe duke e share me liber shtepie.. ..

Nuk e dijme cfare ndodhi me vone. Se boll kishim hallet tona..

Por kujdes kur te shkoni ne Spital, mundohuni te zgjidhni nje hall dhe te mos i shtoni vetes edhe nje hall tjeter

HISTORIA ESHTE FICTION.. Por kushedi edhe eshte e vertete.. Keshtu thone po ku i dihet??

PS: FOTO ESHTE ILUSTRIM NUK KA LIDHJE ME HISTORINE

Nga Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit