Arbana Xhara, ka qenë e ftuar në emisionin “Oktapod” këtë të premte, disa orë përpara se ajo të sulmohej fizikisht përpara banesës së saj.
Xharra ka folur për situatën politike në Kosovë, për ndikimin rus në rajon, për agjendën islamiste të Erdoganit, për rastet që ata donin ta korruptonin.
Me poshtë lexojeni të plotë intervistën e zhvilluar në emisionin “Oktapod” të Televizionit Vizion Plus:
Pse e more vendimin dhe si erdhe deri te ky vendim për ti thënë Kadri Veselit po?
Xharra: 16 vite deri në 17 vite në gazetari, 8 vitet e para me temat e korrupsionit, më pas nga 2012 me temat e radikalizmit, kam qenë e përkushtuar gjithë këto vite, asnjëherë s’kam pas shkëputje nga gazetaria. Përkushtim shumë i madh normalisht se nuk mund të kesh demokraci pa media të lira dhe unë kam pare gjatë gjithë kësaj kohë te tranzicionit dhe ndikimin që ne kemi pasur sidomos te politikanët, shqetësimi i tyre kur diçka dilte në balli, mirëpo zgjaste një javë, 10 ditë, 1 muaj. Ka pasur raste kur janë iniciu dhe procedura gjyqësore mirëpo erdhi një moment pas kërcënimeve sidomos këto të fundit që pata, gjithë ato shkrime për radikalizëm, gjithë ato shkrime për korrupsion, e pashë që e ndjeva nevojën të dal në anën tjetër të vendimmarrjes, të bëj përpjekje që kauzat e mia që kam qenë e angazhuar shumë gjatë ti shty në vendimmarrje. Duket një ekuacion i thjeshtë, 17 vite andej jam munduar por maksimumi çudia 1 javë zgjat.
Pyetja është pse PDK-ja dhe pse tani?
Xharra: Nuk kisha kërkesë pozicion ministror as të futesha në listën zgjedhore por haëpsirë. Hapësirë për këto tema të cilat kam punuar me përkushtim shumë të madh të shty përpara me vendimmarrje. Dua të përmend disa raste ku unë muajt e fundit jam marrë dhe me politikat e rajonit. Kur kishim një provokim nga Serbia me trenin i cili provoi të futej, unë shkruajta një letër për zyrën e BE-së në Serbi për shkak të propagandës serbe se policia kosovare po maltretonte serb, që nuk ishte e vërtetë. Një mike e imja e cila është një zonjë pozitare në Beograd më botoi letrën në gjuhën serbe dhe pati një reagim tmerrësisht të madh. Pse të mos kemi një zë nga brenda nga politika ku do të merremi edhe me këto tema. Po rritet ndikimi rus dhe nuk kemi asnjë politikan qe flet për shtrirjen e tyre. Jemi të rrethuar, po shihet reagimi i faktorizimit të shqiptarëve, të gjitha mediat sllave kryesisht thonë ‘’Shqipëria e madhe’’ mirëpo nuk flasim detajisht çfarë po ndodh me Rusinë, se si po nis me furnizimin me armë në Serbi, sesi provoi nga Mali i Zi të organizoj pucin kundër Gjukanoviqit mirëpo ndërpreu zinxhirin, sesi tentoi me Grujevskin. Në anën tjetër kemi jo Turqinë por Erdoganin i cili ka një agjendë të tij islamiste.
Mund të ma shpjegosh si është ky projekti Erdogan për Kosovën dhe për Shqipërinë ?
Xharra: Radikalizmi nuk ka nisur me Erdoganin, ka nisur menjëherë pas lutës me organizata që kanë ardhur nga shtetet e lindjes. Nga 2011 deri në 2014 Erdogani përmes organizatave shtetërore TIKA ka ndërtuar 20 xhami në Kosovë të reja, ka bërë dhe rinovimin e rreth 30 xhamive ekzistuese që nga koha otomane. Post kësaj kemi rastin në Prizren me imamin në xhaminë në qendër, largon imamin kosovar dhe sjell një turk. Organizata TIKA bën politikë përmes ambasadores turke, jo vetëm kësaj po dhe asaj që ishte. T’ju tregoj dy raste të mia me të dyja ambasadoret. Ish ambasadorja bëri një letër të hapur ku unë reagova për mënyrën sesi po trajtohet Kosova, bëri një letër të hapur kundër meje në vitin 2013. Tashi së fundmi pak muaj me parë David Philips është një profesor në Columbia University, një mik i imi nga Neë Yorku erdhi në Shkup dhe më kërkoi të shkoj të ligjëroj dhe më pas bëra një intervistë me të për ndikimin e Turqisë. Ai është në mbrojtje të Kurdëve, ka disa libra që ka publikuar dhe del me një letër të hapur ambasadorja turke se pse unë intervistova David Philips. Një ndërhyrje direkte në media dhe pastaj filloi të thoshte se ne jemi vëllezër se nuk është e vërtetë dhe unë ju përgjigja se ne nuk jemi vëllezër …
Jemi të rrezikuar nga ‘’Otomanizmi’’?
Xharra: Jemi të rrezikuar nëse nuk do të ketë vendime politike. Unë kam kritikuar po ashtu qeverinë në Shqipëri. U kërkua të ndërtohet xhamia më e madhe në Ballkan në mes të Tiranës dhe u dha leje. Kemi nevojë për gjëra të tjera. Sot fëmijët tanë nëpër shkolla publike nuk kanë tualete, nuk kanë se ku të pinë ujë, të mos flasim për laburatore. Për çfarë ka nevojë Kosova ? Për vende pune. Projektet ekonomike gjatë procesit të privatizimit kanë dështu investimet turke.
Ti ke hyrë në partinë e Hasim Thaçit. Partia e cila Erdoganin e ka pasur vëlla. Si do vazhdosh?
Xharra: Sot kemi një lider të ri, i cili para pak kohësh ka dal publikisht në media dhe thotë se Kosova duhet të orientohet nga perëndimi.
Vëllai Erdogan aty do të jetë gjithsesi është ideja …
Xharra: Vllai Erdogan nuk duhet të jet, unë kam qëndrimet e mia. Ne nuk jemi vëllezër. Ne duhet të kemi relacione bashkëpunim dhe partneritet. Në momentin që ai ka agjendë islamiste ne duhet të kundërshtojmë sepse po shfrytëzohet ambient i përshtatshëm i ndikimit jo vetëm në Kosovë, por dhe në Maqedoni përmes partisë Besa e cila për herë të parë u fut në zgjedhje pa komisionerë dhe fitoi 5 mandate. Nuk do ta pranojmë këtë platformë e cila është bërë. Dua të them më tej asaj që ne shohim.
Të kthehemi te angazhimi juaj i cili bëri shumë bujë. Në rrjete sociale çfarë nuk është thënë. Madje shumë kam dëgjuar dhe për ju që ju mbronin që nuk ka asnjë gjë të keqe ndërkohë që të tjerë thonin që dhe kjo e bëri paktin me djallin hyri në politikë do korruptohet, si je ndjerë gjatë këtyre ditëve ?
Xharra: Jam ndjerë keq nga disa miq të mi të cilët më njohin dhe më kanë parë gjatë gjithë këtyre 17 viteve. Nuk kam pas mundësi të korruptohem? Sa gazetarë njihni që janë korruptuar ? Kam përcjellë ekonominë për një kohë të gjatë. Kam pas takime me ndërmarje publike.
Jo zarfe me para por kanë ardhur në redaksi kur ne kemi pasur një skandal të naftës kancerogjene dhe vjen pronari i kompanisë dhe më thotë më trego se sa para do të mos vazhdosh të botosh këto tekste. Ma ka thënë në zyrën time. Kam pas edhe kolegët e mi të cilët kanë qenë prezent.
Dhe nuk keni pranuar?
Xharra: Nuk kam pranuar dhe kam vazhduar me shkrimet. Kam pasur tekste të tjera ku më kanë shkruar të ndalen tekstet dhe nuk kam bërë kompromis. Kam kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe të gjitha partitë politike po ashtu.
Është dikush që ju ka lënduar fakti që keni postuar?
Xharra: Nuk dua të përmend. Kam pasur disa kolegë të mi që kam pasur marrëdhënie shumë të mira … I mirëkuptoj deri në një masë por jo me fyerje jo me ofendime. Le të më japin kohë. Pse duhet të më kryqëzojnë. Unë dua të jem model ndryshe dhe dua të me japin kohë dhe të shohin se çfarë mund të bëj.