3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Xhandarmëria serbe sërish hynë në Karaqevë

Më të lexuarat

Xhandarmëria serbe ka hyrë sërish në territor të Kosovës në fshatin Karaqevë. Hyrja e xhandarëve serbe ka irrituar tej mase Selver Lenjanin i cili së fundit është zgjedhur sërish kryetar i këshillit të fshatit Karaqevë.

Lenjani tha se nuk i vije mirë kur tani pas nënshkrimit të marrëveshjes serish të provokohet popullata e Karaqevës.”Jemi duke jetuar sikur të ishim jetimë e të pakrah. Xhandarët po hynë kur po duan dhe po bëjnë vizita sikur të ishte pashallëku i Beogradit” shprehet Lenjani.

Lenjani tha se tani pasiqë është kryetar zyrtar i fshatit do të ankohet dhe tek ekipi negociues dhe teknik i nënshkrimit të marrëveshjes.” Edhe çka duhet të përjetojë Karaqeva që të zgjohet politika kosovare për ta kuptuar se territori i Kosovës po cenohet në pikë të ditës” shprehet i revoltuar Lenjani.

Lenjani thotë se ka shpresuar shumë që në bisedimet e fundit dhe në tekst marrëveshjen do të figurojë edhe Karaqeva, por sipas të gjitha gjasave ky territor do të vazhdojë të mbetet kontestues edhe më tutje dhe pikë konfliktuoze e nxehtë.

Kryesuesi i komisionit për shënimin e vijës kufitare Murat Meha për rajonipress tha se i kupton shqetësimet e banorëve të Karaqeves dhe të vet komunës së Kamenicës, por sipas tij 40 hektarët tokë kontestuese do të zgjidhen shpejt dhe në favor të Kosovës. “Aty gjithçka është e qartë sepse toka është e regjistruar në kadastrin e Kamenicës dhe Kosovës dhe që nga fillimi ka figuruar si tokë e Kosovës dhe asnjëherë e Serbisë” tha Meha.

Sipas tij me Serbinë nuk pret të ketë probleme në këtë drejtim.”Kufiri me Serbinë është i vendosur në gjashtë kënde kufitare kurse çështja e Karaqevës për palën kosovare është e qartë sepse ato 40 hektarët kontestues janë të evidentuar në kadastrin e Kosovës dhe të Kamenicës. Serbia mund ta shfrytëzojë këtë tokë përkohësisht, por letrat flasin se ajo pjesë gjithmonë ka qenë e Kosovës” tha Meha.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit