0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Xhamitë hapin dyert për ata që kanë nevojë për ngrohje, qetësi…

Më të lexuarat

Muhamed Velic, imam nga Sarajeva u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve se mund të vijnë në xhami kur temperaturat të jenën nën zero. Ai tha se ngrohja në xhami nuk ndalet.

“Duke iu falënderuar disa njerëzve human, ngrohja në xhaminë e Brekës së Vjetër në Sarajevë nuk mungon, andaj dyert e saj do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët, kalimtarët, besimtarët, studentët…” shkruan Velic në profilin e tij në Facebook.

Mes tjerash ai shkruan se “njerëzit që kanë probleme me ngrohjen mund të vijnë në xhami dhe të ngrohen, në një mjedis të qetë dhe të ngrohët ku mund të pushojnë, ndërsa studentët mund të përgatisin provimet e tyre. Muhamed Velic është publicist i njohur që shkruan për revistën e Bashkësisë Islame të Bosnjës, Preporod.

Javën e kaluar një imam në Turqi hapi dyert e xhamisë për macet që të hyjnë të ngrohen nga i ftohti.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit