Hoxhë Osman Musliu, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se duhet ndërtuar patjetër xhamia në qendër të Prishtinës.
Ai ka theksuar se kësaj xhamie duhet ti vihet emri i Shaban Jashari.
“Mendoj që xhamia duhet të emërohet Shaban Jashari, që ka qenë një baba i mirë, një mësues i mirë, një gjysh i mirë, një mik i mirë. Kështu do të ishte për nder që kjo xhamia të emërohej sipas tij”.