Xhamia Orta gjendet në Strumicë, Republika e Maqedonisë. Vet arkitektura e objektit e paraqet periudhën e sundimit bizantin në Maqedoni.
Objekti është i përfshirë në trashëgiminë kulturore të Republikës së Maqedonisë si dhe tashmë është shndërruar në muze.
Besohet se kjo xhami është ndërtuar në themelet e Kishës që thuhet se është ndërtuar diku kah fundi i shekullit XI dhe fillimi i shekullit XII.
Pas ardhjes së Osmanlinjve në Ballkan, vet kisha është shndërruar në xhami. Sot ky objekt paraqet lokalitet arkeologjik dhe muze.