10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Xhamia në Kodrën e Diellit drejt përfundimit

Më të lexuarat

Një ëndërr e kamotshme e besimtarëve mysliman të Tetovës me rrethinës për të pasur një objekt kulti fetar të besimit Islam edhe në Qendrën turistike Kodra e Diellit si duket po bëhet realitet. Ndërtimi i xhamisë në Kodrën e Diellit ka arritur në fazën karabina, gjegjësisht në fazën finale të ndërtimit, ndërsa kanë mbetur edhe disa punë të tjera që ky objekt të finalizohet tërësisht dhe të jetë në funksion të besimtarëve mysliman.

“Kjo xhami ka arritur deri në këtë nivel që është që do të thotë se skeleti i objektit është bërë, është duke u vendosur rryma, kanalizimi dhe uji është duke u instaluar, janë vendosur dritaret. Jemi afër përfundimit të punëve. Deri diku është punuar edhe në ndërtimin e minares, por bazamenti ka marrë kohë, dhe javën e ardhshme do të vazhdohet me ndërtimin edhe të minares”, tha myftiu i Tetovës, Qani ef.Nesimi.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj xhamie. Sipas myftiut të Tetovës, nëse ka donacione të mjaftueshme dhe punët vazhdojnë me këtë dinamikë, xhamia nga fundi i muajt tetor të këtij viti pritet të hapet edhe zyrtarisht. Edhe pse deri më tani ka patur shumë kërkesa dhe peticione që të ndërtohet një xhami në Kodrën e Diellit, megjithatë çdoherë ka patur pengesa që e kanë penguar ndërtimin e së njëjtës.

“Nuk ka fjalë se çdo xhami e bën xhemati i vet. Ajo është një xhami që ka një xhemat ndoshta sezonal atje, po gjithë xhemati i muftinisë së Tetovës është mjaft i interesuar dhe kemi edhe xhematë të muftinive të tjera, të cilët kanë shtëpitë apo vilat e tyre atje… pra të gjithë janë të interesuar që atje të ketë një objekt fetarë. Edhe rruga e financimit të atij objekti do të jetë është me kontributet vullnetare të popullatës dhe shoqërisë sonë dhe ne aspak nuk kemi dyshim se me kontributet e shoqërisë, do të arrijmë që atë objekt ta ndërtojmë ta finalizojmë që të jetë në shërbim të shoqërisë. Në këtë kontekst, xhamia do të jetë një objekt që do ti shërbejë atij vendi që mendoj se ky objekt ka munguar shumë”, deklaroi Nesimi.

Gati se 20 vite, banorë të Tetovës, të cilët kanë vikend-shtëpiza në Kodrën e Diellit janë duke pritur leje nga Komuna për të ndërtuar një xhami, por assesi kjo leje të jepet. Përderisa pronarët e vikend-shtëpizave janë mbi 50 për qind të përkatësisë fetare islame, në këtë pikë turistike ka vetëm kishë, madje edhe në pjesën më të dukshme të saj, ndërsa muslimanët nuk kanë asnjë objekt fetarë të tyre. Kërkesa e kamotshme daton që nga viti 1996, ndërsa në vitin 2006 është dorëzuar kërkesë në mënyrë zyrtare në Komunën e Tetovës për dhënien e lejes së ndërtimit të xhamisë në pikën turistike Kodra e Diellit.

Prej vitit 2006 e këndej, sërish ka patur zhagitje të ndryshme, gjithmonë me arsyetimin e lejes së ndërtimit. Në vitin 2014 sërish është dërguar në mënyrë zyrtare një kërkesë në Komunën e Tetovës për të realizuar këtë projekt. Në atë kohë, problem nuk ishte leja, por lokacioni. Më në fund edhe lokacioni pasi që u gjet, u fillua me punë, ndonëse kishte reagime nga mediat maqedonase për lejen e ndërtimit. Banorët e vikend-shtëpizave, por edhe qytetarët tjerë e kanë mirëpritur ndërtimin e xhamisë e cila pritet që në muajin tetor të jetë gati. /koha.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit