-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Xhamia në fshat, minarja në kodër

Më të lexuarat

Xhamia 110 vjeçare në fshatin Tuzlagözü të qytezës Zara në Sivas (Turqi) çudit vizitorët me praninë e dy minareve të ndërtuara në kohë dhe vende të ndryshme.

Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë, minarja e parë e ndërtuar për këtë xhami në vitin 1945 është ndërtuar në kodrën, që ndan fshatin në dy pjesë, në mënyrë që ezani të dëgjohet në të dy pjesët e fshatit.

Imamët, të cilët kanë kryer detyrë në këtë xhami prej vitesh kanë shkuar në minaren 150 metra larg xhamisë për të thirrur besimtarët në namaz.

Ndërkohë para 12 vitesh disa kontribuues vendosën të ndërtojnë një minare tjetër më të madhe. Këtë herë minarja është ndërtuar 50 metra më lart minares së parë dhe 200 metra larg xhamisë.

Energjia elektrike shkoi në vitet 90 -të në këtë fshat. Ndërkohë pas kësaj kohë minaret me altoparlantët krahas besimtarëve të fshatit japin lajmin për hyrjen e kohës së faljes edhe 11 rrethinave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit