Xhamia “Sulltan Ejup” në qytetin francez të Strasburgut do të rinovohet në stilin otoman. E njohur më e madhja në Evropë, kjo xhami do të jetë një kompleks me shumë shërbime.
Pas rinovimit, kompleksi i xhamisë prej 10,000 metra katror do të përfshijë një hapësirë për faljen e namazit e cila do të mund të akomodojë 3,000 besimtarë, disa salla konferencash, një shkollë, një bibliotekë, një sallë mësimi, restorant dhe disa butiqe, si dhe një parking me kapacitet për 600 makina dhe 260 biçikleta.
Franca është shtëpia e popullatës më të madhe muslimane në Evropë, që llogaritet në mes 4 milionë e 5 milionë, ndërkohë që komuniteti musliman francez përfaqëson rreth 6 përqind të popullsisë së përgjithshme franceze prej 58.5 milion. /tesheshi.com/