-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Xhamia e Luftës” që po tërheq vëmendjen e investitorëve

Më të lexuarat

Kompleksi i “Xhamisë së Luftës” në Igman të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) inicues i së cilës është Fondi Përkujtimor për disa vite është aktuale ndërsa për realizimin e saj, interesim kanë filluar të tregojnë disa investitorë të huaj.

Përveç xhamisë, tashmë është ndërtuar teqeja, dhoma e mysafirëve dhe vendi për abdes.

Imami i xhamisë Harun Hoxhiç rikujtoi se ndërtimi i “Xhamisë së Luftës” në Igman filloi në nëntor të vitit 1993, dhe se ky vend i adhurimit u hap në shkurt të vitit 1994. Themeli i objektit bazohet në shtylla druri me çati katërkëndëshe dhe minare prej druri. Në ndërtimin e saj ishin përfshirë ushtarët besimtarë nga njësiti i Korpusit të Parë të Armatës së BeH-së. Xhamia është ndërtuar në periudhën e dimrit.

“Kjo xhami nuk regjistron një histori si të Gazi Husrev-Begut, ose nuk ka dimensione të mëdha, nuk janë investuar në të 19 milionë dollarë si në xhaminë e Fahdit dhe xhamive të tjera të mëdha në Bosnjë e Hercegovinë, por themelet e saj në të vërtetë janë gjaku i dëshmorëve tanë, duart dhe këmbët e luftëtarëve tanë, lutjet e nënave që dërguan bijtë e tyre për të luftuar, lutjet e jetimëve të cilëve u është bërë padrejtësi. Në fakt kjo është xhamia me të cilën ne i treguam të gjithë botës se nuk do të largohemi nga BeH-ja, por se do të qëndrojmë këtu, edhe pse janë shkatërruar 614 xhami me minare dhe 300 mesxhide, mektebe dhe objekte të tjera të Bashkësisë Islame”, tha Hoxhiç për Anadolu Agency (AA).Image may contain: indoor

– Xhamia është e hapur gjatë gjithë vitit

Ai shtoi se kjo është një nga katër xhamitë e ndërtuara gjatë luftës së fundit në Bosnjë e Hercegovinë, e cila mbeti funksionale edhe në ditët e sotme, kurse imami i parë i saj ishte Omer ef. Krupalija.

Hoxhiç tha se xhamia përpos fëmijëve nga të gjitha pjesët e BeH-së, vizitohet edhe nga turistët vendas, si dhe të huaj, kryesisht nga bota islame. Ai shtoi se xhamia mbushet përplotë çdo të premte kur falet namazi i xhumasë, qoftë gjatë dimrit apo në periudhën e verës.

“Ka një ditë të rëndësishme të vendosur nga Rijaseti, e premtja e parë e muajit gusht që u është përkushtuar të gjithë dëshmorëve të Bosnjës e Hercegovinës me manifestimin ‘Mbrojtja e Igmanit dhe BeH-së’. Bëhet lutje për dëshmorët këtu dhe falet namazi i xhumasë të cilën zakonisht e udhëheq Reis-ul Ulemau i Bashkësisë Islame të BeH-së, kurse lutje bëjnë dijetarët tanë në të gjithë vendin”, tha Hoxhiç, i cili është imam i “Xhamisë së Luftës” nga viti 2012.

Ai rikujtoi se pikërisht këtë vit përkujdesjen ndaj xhamisë e ka marrë Fondi Përkujtimor dhe që atëherë rregullisht falet namazi i xhumasë.

Drejtori i Fondit Përkujtimor, Suad Zijadiç tha se ishte planifikuar ndërtimi i disa objekteve pranë “Xhamisë së Luftës” në Igman.Image may contain: indoor

– Interes për këtë kompleks tashmë kanë treguar vendet arabe dhe Turqia

Zijadiç përkujtoi se gjatë luftës, kur rrënoheshin xhamitë dhe objektet fetare të Bashkësisë Islame, u ndërtuan katër xhami, njëra nga të cilat është edhe “Xhamia e Luftës” në Igman.

“Xhamitë u ndërtuan kryesisht për nevojat e besimtarëve, luftëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Bosnjë e Hercegovinës. E vetmja që ka mbetur funksionale edhe sot e kësaj dite është kjo xhami. Në vendin ku ne kemi ndërtuar një xhami, do të tregojë të gjithë ato xhami që u rrënuan nga agresori si nga lindja ashtu edhe nga perëndimi në periudhën 1992-1995”, thotë Zijadiç.

Image may contain: tree, snow, sky, outdoor and nature

– Baza për “historinë e muzeut” në librin prej tri vëllimesh

Baza për “Historinë e muzeut” është një libër me tre vëllime “Imazhet e krimit”, të bërë në bashkëpunim me Qendrën për Arkitekturë Islame, i cili ende pret botim. Vëllimi i parë flet për objektet e rrënuara në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës, i dyti në Republikën Sërpska, dhe i treti në zonën e distriktit Bërçko. Libri tashmë është përkthyer në disa gjuhë (arabe, turke, angleze …), por ende janë duke kërkuar donatorë për shkak se ky është një projekt paksa i shtrenjtë.

Zijadiç shtoi se ata planifikojnë që pas fillimit të punimeve të hapin kompleksin gjatë tërë vitit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit