9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

XHAMIA E LIMAN PASHËS NË BEOGRAD
DHE FRIKA NGA MALLKIMI I SAJ (1550-1862)

Më të lexuarat

Pikërisht në vendin ku ndodhet shtylla kryesore e ures se Brankos,”Brankov most” e cila e lidhë Beogradin e vjeter me Beogradin e ri në bregun e djathtë të Savës e cila ekziston edhe sot, ka qenë xhamia e Limanit apo e Liman pashes.

Kjo Xhami është shkatërruar për të ndërtuar urën e Mbretit Aleksandër, tani Brankos!
(Brankov most)

Dihet pak për të gjitha xhamitë që dikur kanë ekzistuar në territorin e Beogradit. Austro-hungarezët bashke me Serbet e shkatërruan shumicën e tyre gjatë sundimit të tyre në qytet, turqit më pas rindërtuan disa, por ato u shkatërruan përsëri më vonë.

Pas marrjes përfundimtare të qytetit nga serbët në vitin me 1867, u shkatërruan edhe ato të mëparshmet dhe mbeti vetëm xhamia Bajrakli në Dorçol.
Megjithatë, fati i Xhamisë së Liman pashes, një nga xhamite më të vjetra të myslimaneve në Serbi, ishte disi ndryshe.

Të dhënat e asaj kohe thonë se ishte ndërtuar me gurë të fortë graniti, me një minare të rëndë të lartë dhe dritare me kornizë hekuri.

Ajo ka qëndruar pranë lumit Sava që nga vitet 1550-1575 e deri te incidenti i vitit 1862 ku ne nje perleshje mes Muslimaneve dhe Krishtereve vritet nje djale Serb! (foto- kroi ose qukur qeshme per nder te djalit te vrar).
Në fillim të qershorit të atij viti, Turqit vranë një djalë serb pranë Çukur-çesmës. Menjëherë pas kësaj, i gjithë Beogradi mori flakë dhe nga pakënaqësia e grumbulluar shpërthyen trazirat duke e debuar dhe izoluar popullaten Muslimane (Turke-Shqiptare-Boshnjake) në Kalanë e Beogradit.

Në zonën që beogradasit e sotëm e njohin si Sava mahalla, dikur jetonin zanatlinjet dhe tregtarë të fesë myslimane, të njohur si turqit Erlije (Jerli-vendase).
Duke qenë se kanë jetuar në paqe me popullsinë vendase për dekada të tëra, këta njerëz nuk besonin se ishin në rrezik nga serbët dhe nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjet e Çukur çeshmes.

Kur filluan sulmet Serbe ndaj muslimaneve, Erlijet (vendasit) nuk dinin ku të fshiheshin, ndaj u barrikaduan në xhaminë e Liman pashes me familjet e tyre.
Së shpejti serbët e rrethuan vendin, sollën katranin dhe kashtën dhe e dogjen xhamine me nje zjarr të madh.Ne kete rast te gjitha familjet qe ishin mbrenda saj digjen per se gjalli.

Prandaj tek popullata vendase akoma egziston frika nga mallkimi i saj…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit