Xhamia Qendrore e Kembrixhit në Britani të Madhe, hapjen e së cilës do ta bëjë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përveç arkitekturës së vlerësuar me çmime duke iu përmbajtur traditave islame, tërheq vëmendjen me sisteme miqësore, me mjedisin si ruajtja e ujit të shiut ndërsa një pjesë të energjisë elektrike e furnizon nga energjia diellore.
Themelet e xhamisë që është xhamia e parë miqësore me mjedisin janë hedhur në vitin 2008.
Studentët muslimanë në qytet pasi katër mesxhidët e shndërruar nga kisha ose shtëpi nuk mjaftuan, kërkuan ndihmë nga Dr. Timothy Winter, akademik i studimeve islame në Universitetin e Kembrixhit.
Winter i cili në moshën 17-vjeçare ka pranuar Islamin dhe ka marrë emrin Abdulhakim Murad, bashkë me artistin me famë botërore Yusuf Islam, kërkuan mbështetje nga presidenti Erdogn në kohën kur ai ishte kryeministër.
Në projektin i cili filloi nën udhëheqjen e Murad-it, në vitin 2009 u ble trualli. Me inciativat e Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë mbi 10.000 persona dhanë donacionet e tyre për projektin ndërsa pjesën kryesore e realizuan institucionet turke. Ndër donatorët ishte edhe Fondi Kombëtar i Katarit.
– Dizajni u përcaktua nëpërmjet një konkursi
Në projekt si bazë u morën estetika dhe të kuptuarit e artit të fesë islame, stili i jetës së Profetit dhe mbrojtja e natyrës.
Në drejtim të këtyre bazave u organizua një konkurs me të cilën u zgjodh dizajni i xhamisë.
Xhamia gjithashtu është shtëpi e një ekspozite të përhershme e quajtur “Trashëgimia shkencore në qytetërimin islam mes shekujve 9-16”, ndërsa tërhoqi vëmendjen me vetëm 9 çmime që i fitoi këtë vit.
Pjesa më e madhe e xhamisë përfundoi në prill të vitit 2019, në të cilën njëkohësisht mund të falen 1.000 persona.
Në shumicën e rasteve janë përdorur materiale natyrore si dru dhe mermer.
– Ruhet uji i shiut, energjia elektrike nga energjia diellore
Imami i xhamisë, Ali Tos në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tregoi karakteristikat e xhamisë dhe interesimin ndaj saj.
Ai rikujtoi se në Britani bie shumë shi. “Me anë të pajisjes së vendosur në çatinë e xhamisë, uji i shiut mblidhet dhe përdoret për ujitjen e fidanëve të mbjella në oborr. Gjithashtu përdoret në pastrimin e lavamanëve ndërkohë që ujërat e shiut nuk shpërdorohen në asnjë mënyrë”, u shpreh ai.
Tos gjithashtu tregoi se energjinë elektrike të xhamisë e sigurojnë nga panelet e energjisë deillore të vendosura në çati, të cilat në muajt e dimrit sigurojnë 30 për qind ndërsa në muajt e verës 40 për qind të energjisë elektrike.
– Ajri i ngrohtë përdoret në ngrohjen e ujit dhe dyshemesë
Imami i xhamisë më tutje tregon se xhamia është produkt i një projekti që mirëmbahet vet pa dëmtuar natyrën. “Në çatinë tonë ndodhet një sistem që temperaturën e nxehtë të ajrit e shndërron në nxehtësi. Kështu që një valë e nxehtë lartë përdoret për ngrohjen e ujit. Ndërsa ato ujëra i përdorim në ngrohjen e ujit për abdest dhe dyshemenë”, tha Tos.
– Në rast se pakësohet oksigjeni brenda, jepet ajër i freskët i prodhuar nga ajri i nxehtë
Tos gjithashtu tha se nëpërmjet sensorëve brenda xhamisë e cila zbulon se është pakësuar sasia e oksigjenit brenda ose rritet nxehtësia e ambientit, nga pjesët në tavan ajri i nxehtë tërhiqet ndërsa jepet ajër i freskët.
Ai tërhoqi vëmendjen edhe në mungesën e dritareve në mure. “Një ndër shkaqet themelore të kësaj është që interesin e njerëzve ta orientojmë drejt namazit. Gjithashtu për shkak të karakteristikës miqësore me mjedisin, dritaret janë vendosur në tavan që rrezet e diellit të merren në mënyrë direkte”, tha ai.
– “2.000 persona në listë që presin për ta parë xhaminë”
Imami i xhamisë më tej shpjegon se xhamia ka tërhequr një interesim të madh, duke shtuar se përveç atyre që vijnë të falen në xhami ka edhe jomuslimanë që duan ta shohin xhaminë.
“Lista e vizitorëve është mbushur. 2.000 persona presin në radhë. Çdo mëngjes këtu vijnë muslimanë ose jomuslimanë, në shumicën e rasteve vijnë jomuslimanë të cilët mësojnë karakteristikat e xhamisë, gjithashtu i informojmë rreth Islamit. Tashmë i kemi ndaluar aplikimet për vizitë”, theksoi Tos.
Tos, në mesin e mbështetësve të xhamisë tregoi se janë shumë persona, por në mesin e tyre janë dhe Yusuf Islam, Abdulhakim Murad, Selim Argun nga Kryesia e Çështjeve Fetare, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın.
Ai tha se në xhami gjenden dy imamë, ai dhe një boshnjak, duke e cilësuar xhaminë si një “xhami e umetit”.