5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Xhamia Al-Aksa pothuajse e zbrazët për shkak të kufizimeve të policisë izraelite

Më të lexuarat

Policia izraelite e cila vazhdon kufizimet e saj përreth xhamisë Al-Aksa, ashtu si në javët e kaluara pengoi sërish palestinezët që donin të falnin namazin e xhumasë

Kufizimet izraelite kanë penguar dhjetëra mijëra muslimanë palestinezë që të marrin pjesë në lutjet javore të xhumasë në xhaminë Al-Aksa për të premten e 17-të që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Vetëm 13 mijë njerëz mundën të hynin në xhami për të falur namazin, krahasuar me mbi 50 mijë në të premtet e rregullta, thotë zyrtari në Departamentin e Vakëfeve Islame në Kuds.

Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se xhamia dukej pothuajse e zbrazët nga besimtarët muslimanë për shkak të kufizimeve izraelite.

Policia ka vendosur kufizime për hyrjen në xhaminë Al-Aksa që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023, por ato janë veçanërisht të rrepta të premteve. Policia izraelite vendosi barriera në hyrjet e qytetit të vjetër dhe në portat e jashtme të xhamisë Al-Aksa dhe lejoi të kalonin vetëm të moshuarit.

Kufizimet izraelite detyruan qindra besimtarë të falin namazin në rrugët pranë Qytetit të Vjetër. Policia izraelite u vendos në një numër të madh rreth vendeve të lutjes, thanë dëshmitarët okularë.

Izraeli ka vendosur kufizime të rrepta për besimtarët që kur filloi ofensivën e saj ushtarake kundër Rripit të Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi në të cilin, sipas Tel Avivit u vranë 1.200 izraelitë u vranë.

Më shumë se 27 mijë palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe mbi 66 mijë të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit