5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

XHAMI I DRITARES SË PLUHUROSUR!!

Më të lexuarat

Burri me gruan u shpërngulën në shtëpinë e re, dhe në mëngjesin e ditës së parë, duke e ngrënë mëngjesin e parë, gruaja tha: 

 

“Burri im i shtrenjtë! Rrobat e lara të fqinjës sonë nuk qenkan të pastra!! Ajo ndoshta përdor detergjent të lirë, dhe patjetër e ka të blen më të shtrenjtë, nëse donë të pastrohen më mirë!”. 


Këto fjalë gruaja ia tha burrit të saj, duke shikuar prej xhamit të dritares së saj drejt kopshtit, i cili ishte i përbashkët mes tyre dhe fqinjës së saj!


Gruaja për çdo ditë e jepte të njëjtin koment, kur e shihte fqinjën e saj duke i shtrirë rrobat e lara për t’ju tharë!


Pas një muaji, në një mëngjes, gruaja u kënaq kur e pa se rrobat e lara të fqinjës së saj, ishin të pastra dhe të lara më mirë se herëve tjera!!


Dhe tha: Burri im! Së fundi fqinja jonë e mësoi se si t’i lanë rrobat e saj!!


Kurse burri iu përgjigj: 


Gruaja ime e shtrenjtë! Këtë mëngjes u zgjova më herët.. dhe e pastrova xhamin e dritares, nëpërmjet të cilit ti i shikon rrobat e fqinjës sate!!


“Ka mundësi që gjynahet e tua, janë ato që t’i paraqesin veprat e të tjerëve si të gabuara! Për këtë arsye përmisoi gabimet e tua, para se të komentosh për gabimet e të tjerëve!!”.


Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit