“Turqia mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe institucionet shtetërore në BeH pa kompromis. Si anëtare e Këshillit të Zbatimit të Paqes, ajo gjithashtu mbështet rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Shefik Xhaferoviq
Shefik Xhaferoviq, anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, vlerësoi rolin e Turqisë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhaferoviq tha për AA se Turqia është një “mik i vërtetë” i Bosnjë dhe Hercegovinës pasi ajo mbështet Marrëveshjen 26-vjeçare të Dejtonit, e cila i dha fund luftës në vend.
“Republika e Turqisë mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe institucionet shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinës pa kompromis. Si anëtare e Këshillit të Zbatimit të Paqes, Turqia gjithashtu mbështet rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, shtoi ai.
Ai shtoi se qëndrimi i Turqisë ndaj “bashkëpunimit dhe interesave të përbashkëta” në Bosnje e Hercegovinë bazohet në bashkëjetesën paqësore të të gjitha etnive në vend.
Përpos Xhaferoviqit, si pjesë e vizitës së djeshme zyrtare në Sarajevë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, u takua me Zheljko Komshiqin, anëtarin kroat dhe kryetarin aktual të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, së bashku me anëtarin serb, Milorad Dodik.