4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Xhaferi: Bisedat, skenar i LSDM-së dhe VMRO-së

Më të lexuarat

Ish zv/kryeministri Musa Xhaferi deklaroi se afera e përgjimeve e cila nxori në pah një sërë veprimesh të mundshme korruptive përfshi bisedat e tij private, ishte skenar i dy subjekteve maqedonase në pushtet dhe opozitë për ta dëmtuar BDI-në. Për herë të parë pas shkarkimit të tij nga posti i zëvendëskryeministrit në emisionin “200” në Alsat, Xhaferi theksoi se do të vazhdojë angazhimin politik në kuadër të partisë pavarësisht ndonjë posti në qeverinë e ardhshme. “

Kur plasi afera, kur e pa BDI që është në mes dy subjekteve më të mëdha maqedonase të cilët njëri ka përcjellë ilegalisht, tjetri vjedhur ilegalisht që tragetin kryesor e kanë që një subjekt të madh shqiptar ta zbresin nga pazari politik, ta dëmtojnë…rasti që më përfshiu mua është një rast personal, është një montazh për qëllime politike dhe unë e kam absorbuar, e kam mbyll me familjen time dhe nuk meriton asnjë debat publik” , deklaroi Musa Xhaferi, ish zv/kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit