-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Winston Churchill dhe Islami

Më të lexuarat

Familja e Sir Winston Churchill-it i kërkoi atij që të luftojë kundër dëshirës së tij për të përqafuar Islamin, thuhet në një letër të zbuluar së fundmi, raporton independent.co.uk.

Kryeministri, i cili e udhëhoqi Britaninë e Madhe drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore, me sa duket ishte aq i dhënë pas kulturës islame sa që familja e tij i shkroi një letër duke u munduar që ta bindë atë që të mos bëhet musliman.

Në një letër të datës gusht 1907, kunata e tij i shkroi Wiston Churchill-it: Ju lutem, mos u konvertoni në Islam; Unë kam vënë re në dispozicionin tuaj një tendencë për t’u orientalizue…

Nëse ju jeni në kontakt me Islamin konvertimi juaj mund të realizohet me lehtësi më të madhe se sa ju mund të keni menduar, nuk e dini se çfarë dua të them, do të luftoni kundër tij. Letra, e zbuluar nga një hulumtues i historisë në Universitetin e Kembrixhit, Warren Dockter, është shkruar nga Lady Gwendoline Bertie, e cila është martuar me vëllain e Wiston Churchill-it, Jack-in.

Churchill kurrë nuk e konsideronte seriozisht konvertimin, tha Dr. Dockter për gazetën Independent. Ai ishte pak a shumë një ateist në atë kohë. Megjithatë, ai kishte një dashuri të madhe për kulturën islame e cila ishte e zakonshme në mesin Viktorianëve.

Churchill-i kishte mundësinë për të vëzhguar shoqërinë Islame, kur ai shërbente si oficer i Ushtrisë Britanike në Sudan.

Në një letër të shkruar për Lady Lytton në vitin 1907, Churchill-i shkruan se ai dëshironte të ishte një Pasha, e cila ishte një gradë e veçantë në Perandorinë Osmane.

Ai madje vishej me rroba arabe, privatisht, një entuziazëm i përbashkët me shokun e tij të mirë, poetin Wilfrid S. Blunt. 

[Lady Gwendoline Bertie] mund të ishte e shqetësuar sepse Churchill-i ishte nisur në një turne në Afrikë dhe kishte njohuri se Churchill kishte shkuar për ta parë mikun e tij, Wilfrid S. Blunt, i cili ishte një arabist i njohur, anti-imperialist dhe poet. Megjithëse ai dhe Churchilli ishin miq dhe të veshur me veshje arabe.

Në vitin 1940, kur Winston Churchilli udhëheqte luftën e Britanisë kundër Gjermanisë naziste, ai e dha përkrahrahjen e tij për planet për të ndërtuar atë që u bë Xhamia Qendrore e Londrës në Regent Park duke dhuruar £ 100,000 për këtë qëllim, me shpresën për të fituar përkrahjen e vendeve muslimane në luftë.

Ai më vonë tha në Dhomën e Bashkësive se shumë nga miqtë tanë në vendet muslimane kanë shprehur vlerësimet për këtë dhuratë. Por kur ishte i zëshëm në admirimin e tij për Islamin, Churchilli nuk ishte i pa kritikueshëm….

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit