8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Will Smith: Paraja, fama dhe marrëdhëniet e shfrenuara nuk ma përmbushën jetën

Më të lexuarat

Will Smith ditë më parë festoi përvjetorin e njëzet të martesës me Jada Pinkett-Smith.

Aktori amerikan ka folur për mediat amerikane duke u treguar i sinqertë sa i përket jetës personale dhe karrierës hollivudiane.

Ylli 49-vjeçar ka dhënë një intervistë për “Rap Radar” teksa ka treguar haptas se paraja, fama dhe marrëdhëniet seksuale nuk e kanë përmbushur në jetë.

“Kam pasur para pafund, kam bërë seks me kë kam dashur, kam pasur admirimin e mijëra personave”, tha Smith duke shtuar se “kam qenë në krye të botës materiale dhe kuptova se kurrë nuk isha i lumtur me këto gjëra. E vetmja gjë që më emocionin është të jem i dobishëm për njerëzit e tjerë”.

Pavarësisht të gjithave, marrëdhënia me bashkëshorten është forcuar dhe asgjë në botë nuk mund ta shkatërrojë, tha ndër të tjerash Smith.

Pra asnjëherë jeta me haram nuk të kënaq, ajo të shton stresin dhe probleme të tjera. Sa e mirë është feja Islame, përmes adhurimeve dhe veprave të mira knaqet besimtari dhe ndien kënaqësi shpirtërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit