Wilders haptazi kundërshtoi vendimin që Ahmed Marcouch, me origjinë në Maroku, të marrë postin e kryetarit të Arnhemit, pasi paraprakisht, ish kryetari i kësaj komune braktisi postin nga shkaku i një sëmundjeje
HAGË (AA) – Udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme euroskeptike, Partisë Çlirimtare, Geert Wilders ka kundërshtuar vendimin që një musliman të jetë shef i një bashkie në Holandë, raporton Anadolu Agency (AA).
Wilders haptazi kundërshtoi vendimin që Ahmed Marcouch, me origjinë në Maroku, të marrë postin e kryetarit të Arnhemit, pasi paraprakisht, ish kryetari i kësaj komune braktisi postin nga shkaku i një sëmundjeje.
Wilders tha se Marcouch, në kohën sa ka qenë kryetar i komunës së Slotevaartit në Amsterdam, u përpoq për të, siç tha ai, të islamizojë qytetin.