14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Wikileaks akuzon SHBA-në për Sirinë

Më të lexuarat

Themeluesi i ueb-faqes Wikileaks, Julian Assange, në librin e tij të ri Dosjet e Wikileaks, pohon se SHBA-ja kishte për qëllim rrëzimin e qeverisë siriane shumë më herët para revolucionit.

Në një intervistë për Russia Today, Assange paraqiti kapitujt për Sirinë që merreshin me ngjarjet nga viti 2006 dhe një letër të ambasadorit të atëhershëm amerikan në Damask me planin për largimin e Bashar al Assadit nga pushteti.

“Plani ishte krijimi i faktorëve të ndryshëm për krijimin e paranojës brenda qeverisë siriane, nëpërmes përndjekjeve dhe frikës nga grusht shteti”, thotë Assange, përcjell Kohavision. Sipas tij, pjesa më e rrezikshme e planit ishte nxitja e dhunës mes shiitëve dhe sunitëve.

Ai shtoi se telegrami atëkohë i ambasadorit amerikan është shqetësues dhe gjërat e tilla shpesh duhet lexuar mes rreshtave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit