6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Wieland në Kosovë: Mos premtoni asgjë për vizat

Më të lexuarat

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, bëri thirrje që të mos bëhen premtime lidhur me afatet për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po takohet me udhëheqës të institucioneve dhe partive politike. Zoti Wieland tha se tash për tash çështja e liberalizimit të vizave ndodhet në duart e Komisionit dhe Këshillit Evropian.

“Por unë mund të këshilloj këdo në Evropë dhe në Kosovë që të mos bëjnë premtime, që të mos krijojnë pritje për çështje të caktuara që do të ndodhin në një kohë të caktuar, nuk kemi parë ndonjë letër me të cilën parlamenti evropian voton, të ketë ardhur në parlament”, tha ai.

Udhëheqës të institucioneve të Kosovës kanë përsëritur pritjet që deri në fund të këtij viti do të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, pasi që sipas tyre, janë përmbushur të gjitha kushtet.

Një ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila priti nw Berlin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, bëri thirrje për më shumë përparim në Kosovë në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Javën e kaluar, në Kosovë qëndroi një ekip faktmbledhës i Bashkimit Evropian, për të të vlerësuar punën e institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është njëri nga kriteret për përfshirjen e Kosovës në regjimin e udhëtimit pa viza në Bashkimin Evropian. Ekipi për dy ditë me radhë u takua me institucionet përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, posaçërisht për të vëzhguar rastet e shënjestëruara.

Autoritetet thonë se po bëjnë përpjekje që nëpërmjet ndryshimeve në Kodin Penal të forcojnë lutën kundër korrupsionit, duke ashpërsuar masat. Por, këto masa sipas vëzhguesve nuk janë të mjaftueshme pasi që sipas tyre vendi ka ligje të mira kundër dukurive negative, por, mungesa e vullnetit politik dhe ndërhyrja në sistemin gjyqësor po e pamundësojnë luftën e vërtetë posaçërisht kur bëhet fjalë për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë./VOA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit