0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Wesley Clark emërohet këshilltar i kryeministrit rumun

Më të lexuarat

Gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark, i cili ishte komandant i forcave të NATO-s gjatë bombardimit të ish Jugosllavisë, u bë këshilltar i kryeministrit rumun Viktor Ponta, transmeton INA njoftimin.

Clark do t’i ndihmojë Pontas në sferat e sigurisë dhe ekonomisë, kumtoi zyra e kryeministrit rumun dhe shtoi se ai nuk do të marrë pagë për shërbimet e veta.

“Ai ofron shërbime ekspertësh që t’i ndihmojë Qeverisë rumune të ndërtojë strategji të re, me të cilën do të stimulohet rritja ekonomike dhe do të hapen vende të reja të punës”, theksohet në kumtesë.

Gazeta ekonomike vjeneze “Viraftsblat” para ca kohësh publikoi se Clark planifikon kthimin në Kosovë “me peshë” disa miliardë dollarë.

Firma kanadeze e Clarkut, e cila investon në sektorin e energjetikës “Enviditi” ka dërguar kërkesë për marrjen e licencës për eksploatimin e thëngjillit në Kosovën perëndimore. “Enviditi” dëshiron të prodhojë karburant nga thëngjilli i fituar dhe planifikon nëse projekti mund të realizohet të investojë në sektor 5,6 miliardë dollarë në gjashtë vitet e para.

Firma e Clarkut vlerëson se do të mund të prodhojë deri në 16 milionë litra ose njëqind mijë barelë karburant sintetik në Kosovën Perëndimore, nëse zbulohen rezerva të mjaftueshme të thëngjillit. Rezervat e thëngjillit në Kosovë vlerësohen 14 milionë tonë./koha/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit