5.4 C
Pristina
E shtunë, 17 Prill, 2021

Bija ime!

Më të lexuarat

 Bija ime!

 

Nëse njeriu fillon t’i regjistrojë punët e rëndësishme në jetën e vet, do t’i bëhet një listë shumë e gjatë. Mirëpo, nëse fillon t’i renditë sipas rëndësisë dhe përparësisë, sigurisht në krye të listës do të jenë fëmijët dhe familja e tij. Ata janë më të shtrenjtë se rehatia e tij, se pasuria e tij, se kërkesat dhe epshet e tij, madje janë më të shtrenjtë edhe se të gjitha obligimet tjera në këtë dunja. Argument për këtë, bija ime, është fakti se kur i sëmuret ndonjë fëmijë, ai mbetet pa gjumë, ndoshta udhëton prej një vend në tjetrin, harxhon prej pasurisë së vet, bile nëse nuk ka ndoshta merr edhe borxh, vetëm e vetëm t’i shërohet fëmija.

 

Andaj, ai kur bisedon me fëminë e vet ose kur e këshillon është shumë i sinqertë. Më parë është thënë: “vëzhguesi nuk e gënjen familjen e vet”.

 

Bija ime!

 

ثshtë duke më habitur realiteti i sotëm i një vajze muslimane. Kjo vajzë jeton një konflikt të vazhdueshëm. Nga njëra anë dëgjon zërin e fëlliqur i cili e thërret në çveshje, në flakjen e nderit, kurse nga ana tjetër dëgjon zërin e sinqertë i cili e dridh nga brenda me një dridhje të madhe, duke i thënë: “ndal, ku je duke shkuar?”. Kjo është rruga e lajthitjes dhe devijimit dhe dera e shkatërrimit. Kështu kundërshtohen këta zëre mes veti para veshëve të saj dhe i turbullohet mendja.

 

Bija ime!

 

Le të jemi të hapur ndaj njëri tjetrit aq sa na lejon sheriati dhe të qartë me një qartësi të qendisur me turp dhe nderë, që kështu të bëjmë një hap drejt përmirësimit dhe një lëvizje drejt reformës.

 

Të qëndrojmë larg nga emocionet dhe mashtrimet e saja. Nëse kjo vajzë që ka marëdhënie të ndaluara është e logjikshme dhe ia parashtron vetes një sërë pyetjesh të këtilla,si: ç’don prej meje ky djalosh?; çka e shtynë këtë djalosh të ketë marëdhënie me mua?; vallë, çka u thotë shokëve të vet kur takohet me to?; apo, me çfarë gjuhe bisedojnë për mua?

 

Unë jam i bindur, bija ime, se nëse ajo e largon mjegullën e emocioneve nga mendja e saj me gojëplot do të thotë: “Qëllimi i tij është vetëm shfryerja e epshit edhe atë në mënyrë të ndaluar”. Andaj, a nuk frikohesh se mund të të mashtrojë? A thua vallë, ky djalosh meriton t’i besosh? A thua vlen t’i besohet vetëm pse ai rrezikon për të pasur marëdhënie të ndaluara, të cilit nuk i intereson dini, morali dhe nderi dhe të cilin e lëviz vetëm epshi? Ky djalosh e ka tradhëtuar All-llahun, dinin e tij dhe ummetin e vet, andaj kjo vajzë nuk do të jetë gjëja më shtrenjtë që e posedon ky njeri, ngase së shpejti do ta arrijë qëllimin e vet, mos dhashtë Zoti, kurse ajo do të mbetet robëreshë e keqardhjes, mërzisë dhe pendimit.

 

Kur vetmohen këta djem të humbur, bija ime, ngriten zërat e tyre duke qeshur me këtë vajzë të mashtruar, ose me atë vajzë e cila akoma jeton me premtimet e rrejshme dhe bisedat e ëmbla.

 

Bija ime!

 

All-llahu i Lartësuar është i Urtë dhe i Ditur, çdo send ka krijuar me urtësi, pa marrë para sysh a e dinë këtë njerëzit ose jo. All-llahu ka dashur që gruan ta udhëheqin emocionet, të cilat aktivizohen me secilin që i ngacmon dhe bëhen një fond i madh i ndjenjave që e krijojnë sjelljen e saj, ose e udhëheqin. Nëse një vajzë varet prej një djaloshi, pa marrë para sysh a është i afërm ose i largët, mund ta marrim me mend në çfarë pasione të mëdhaja do të arrijë.

 

Një vajzë e dashuruar në një djalë, kur e sheh fotografinë e tij në televizion e puth ekranin, kurse një tjetër, gjithashtu e dashuruar, me shpirt të flaktë pret ta dëgjoj zërin e tij dhe ta kënaq shpirtin e saj. Nëse gjatë kohë nuk ia sheh fotografinë, ose gjatë kohë nuk ia dëgjojë zërin, fillon të mërzitet dhe të dëshprohet, ngase vetëm ai është melhem për shpirtin e saj.

 

Bija ime!

 

Ik larg bisedës së këtillë se kjo është haram dhe në kundërshtim me sheriatin islam. Vallë, ç’ka mbetur në zemrën e kësaj vajze prej dashurisë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit dhe prej dashurisë ndaj burrave të mirë?! Vallë, a ka mbetur në zemrën e saj lexim i Fjalës së All-llahut dhe ndierja e kënaqësisë nga ai lexim?! Ku është ajo vajzë që me shpirt të flaktë pret bisedën me atë djalë në kohën kur All-llahu zbret në treshin e fundit të natës?! A thua vallë kjo vajzë përulet para All-llahut dhe i lutet?! A thua vallë kjo vajzë i kryen obligimet e kësaj bote?! Kjo vajzë, e cila është e gatshme ta lë edhe mësimin që të takohet me të, madje t’i lë pas shpine edhe punët e shtëpisë për shkak të tij.

 

Aq sasi e madhe e emocioneve derdhet, saqë fillon t’i fundosë të gjitha ndjenjat për punë të mira dhe ndjenjat e nderimit të prindërve, të cilëve nuk u ka mbetur më vend në zemrën e saj. Në këtë mënyrë kjo vajzë i asgjëson të gjitha ndjenjat që duhet pasur ndaj shokut të jetës, burrit, te i cili duhet të pushojë dhe i cili, gjithashtu, duhet të pushojë te ajo. Më vonë, kur All-llahu do t’i jep fëmijë, do të dëshiron t’i derdhë ndjenjat e saja drejt tyre, mirëpo do ta sheh se fondi i ndjenjave

është harxhuar, andaj ata do të rriten dhe do të edukohen pa ndjenja.

 

Njeriu i mençur nëse posedon një sasi të pasurisë do të mundohet sa më racionalisht ta harxhojë, që ta ketë pranë në momentet kur do t’i nevojiten. Vallë, pse kjo vajzë i derdhë krejt këto ndjenja atje ku s’duhet, edhe pse pasuria nuk mund të krahasohet me ndjenjat, e as që mund të krahasohet dunjaja me to.

 

Bija ime!

 

All-llahu i Lartësuar e ka veçuar vajzën me këto ndjenja dhe me këtë butësi, për shkak të urtësive që i di vetëm Ai, me qëllim që këto ndjenja të mbesin fond që do ta mbushë jetën bashkëshortore me siguri dhe qetësi; fond me ndjenja që do të derdhet në edukimin e fëmijëve, për t’u bërë burra të mirë. Pra, kjo vajzë nuk i paska derdhur këto ndjenja për ti sjellë vetes fatkeqësi në këtë botë, andaj le ta vëndojë dorën në zemër nga frika se mos turpërohet në fund.

 

Bija ime!

 

Kur të kthehesh në shtëpi dhe kur të shtrihesh në shtrat, jepja vetvetes disa minuta dhe kujtoje një vajzë të mirë dhe të devotshme, e cila qëndron larg vendeve të dyshimta dhe krahasoje me një vajze tjetër, e cila është e ndytur me marëdhënie të ndaluara. Pasha All-llahun, cila prej tyre jeton jetë më të qetë dhe më të rahatshme? Cila meriton të lavdërohet, ajo që e ngadhnjen vetveten dhe pasionet e saja, në kohë kur edhe ajo ndjen një zbrazëtirë sikur vajzat tjera dhe vuan nga epshi sikur edhe tjerat, ose ajo tjetra, e cila rrënohet para epshit të saj? Këtë pyetje e parashtron vetë realiteti, vallë pse ajo vajzë korrë sukses, kurse kjo tjetra jo? Vallë, pse ajo i tejkalon pengesat, kurse kjo rrëzohet para tyre?

 

Bija ime!

 

Jam habitur shumë kur kam parë se një vajzë muslimane ecë me zell pas asaj që ia përshkruajnë armiqtë, e përcjellë modën dhe rebelohet kundër hixhabit dhe turpit të saj. Të gjithë jemi dëshmitarë se çdo ditë jemi duke parë forma dhe lloje të ndryshme të këtij rebelimi. Vajza ime, këto janë mashtrime të qarta që bëhen kundrejt hixhabit, madje mendoj se nuk ka nevojë për t’i përmendur fetfatë e ulemave rreth këtij problemi, mirëpo besimtarja e vërtetë, vajza ime, frikohet prej All-llahut dhe ruhet prej mëkateve dhe udhëheqës të vetin në këtë e ka hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Lëre atë që dyshon dhe vepro sipas asaj që nuk dyshon.’’ Kjo vajzë e ka kuptuar shumë mirë se shtrembërimi i rregullave të sheriatit nuk do t’i bëjë aspak dobi në Ditën kur do të takohet më All-llahun, i Cili i di edhe fshehtësitë e gjoksit.

 

Bija ime!

 

Cdo ditë kur shikohesh në pasqyrë, sheh fytyrën tënde që shkëlqen, e ndjen veten se je përplot jetë dhe rini dhe lëvizë falë shëndetit të mirë që e ke dhe fuqisë rinore. Mirëpo, a nuk e ke vizituar gjyshen tënde, ose a nuk ke parë ndonjë plakë, të cilës i është dobësuar ashti dhe i ka shkuar fuqia?! Një ditë edhe ajo ka qenë e re si ti, përplot jetë dhe gjallëri. Kësaj plake, shumë shpejt i kanë kaluar vitet e rinisë, ashtuqë shkëlqimi i fytyrës së saj është fshehur nën pleqërinë e saj. Kanë kaluar ditët e rinisë së saj, për të mbetur sot të gdhendura në kujtimin e saj. Vajza ime, ti sot je në të njejtën rrugë, këto fotografi të pleqërisë që i sheh përreth teje, shumë shpejt do t’i arrishë, andaj ke drojë dhe mos e harxho rininë dhe fuqinë tënde kot, mos e harxho gjallërinë tënde në gjëra që të sjellin vetëm pendim dhe përfundim të keq.

 

Bija ime!

 

Nëse njerëzit e dhënë pas pasioneve dhe kënaqësive kalimtare të kësaj bote vetëm pak mendojnë rreth përfundimit, shumë do të mendonin rreth pikënisjes së tyre. Vajza ime, paramendoe një njeri i cili i ka shijuar të gjitha kënaqësitë e kësaj bote, asnjë ditë nuk ka vuajtur, krejt këto do t’i harrojë nëse futet vetëm një herë në dënimin e zjarrit, All-llahu na mbroftë nga ai.

 

Kurse një njeri tjetër, i cili krejt jetën e tij ka vuajtur, do ti harrojë krejt këto vështirësi, nëse vetëm një herë futet në të mirat e xhennetit.

 

Enes ibën Maliku radijall-llahu anhu thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Do të sjellin njeriun që ka jetuar më së miri në dunja, mirëpo ka qenë prej banorëve të xhehenemit dhe do ta fusin një herë në zjarr, pastaj do ti thonë: “o njeri, a ke parë ndonjë herë mirë?; a je kënaqur ndonjë herë?” Ai do të thotë: “jo, pasha All-llahun, o Zoti im.” Nga ana tjetër do të sjellin njeriun që ka jetuar jetë më të vështirë, mirëpo ka qenë prej banorëve të xhennetit dhe do ta fusin një herë në xhennet, pastaj do ti thonë: “o njeri, a ke parë ndonjë herë vështirësi? A ke vuajtur ndonjë herë?” Do të thotë: “jo, pasha All-llahun, o Zoti im, asnjë vështirësi se kam përjetuar dhe as që kam parë vuajtje”. (Transmeton Muslimi)

 

-Në fund, bija ime, i lutem All-llahut, që është Krenar dhe i Mundshëm të të bëjë dobi kjo fletushkë.

 

-Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin [sal-lellahu alejhi ve sel-lem]

Muhammed ibn Abdull-llah ibn El-Duvejjish,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit