-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Washington Post: Kina po ndërton 119 platforma për lëshimin e raketave

Më të lexuarat

Gazeta amerikane “Washington Post” ka shkruar se autoritetet e Kinës janë duke ndërtuar 119 platforma për lëshimin e raketave balistike interkontinentale në këtë vend.

Gazeta “Washington Post” duke cituar qendrën “James Martin”, ka njoftuar se autoritetet kineze po bëjnë përpjekje që të ndërtojnë 119 platforma për lëshimin e raketave balistike interkontinentale në rajon shkretinor në afërsi të qytetit Jumen në provincën Gansu, gjë që tregon shtimin e konsiderueshëm e kapaciteteve bërthamore të Kinës.

Pamjet satelitore të marra nga kjo qendër tregojnë se puna po zhvillohet në një sipërfaqe me qindra kilometra katror që përfshinë 119 qendra ndërtimore përafërsisht të njëjta dhe që përmbajnë strukturën e platformave për lëshimin e raketave balistike të Kinës të pajisura me koka bërthamore.

“Washington Post” në vazhdim ka pretenduar: “Krijimi i më shumë se 100 platformave për lëshimin e raketave, në rast të përfundimit të këtij projekti, përbën një zhvillim historik për Kinën, vend ky për të cilin mendohej se ka një depo relativisht të vogël për armët bërthamore në numër 250-350 koka bërthamore”.

Në këtë raport gjithashtu është pretenduar se nuk dihet numri i vërtetë i raketave që do të instalohen në këto platforma, mirëpo mund të jetë edhe më i vogël për arsye se Kina më parë kishte ndërtuar edhe platforma false.

Ditë më parë Wang Wanbin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, gjithashtu duke kritikuar deklaratat e fundit të sekretarit amerikan të shëtit Antony Blinken, ka deklaruar se Amerika vetëm synon të dalë nga traktatet dhe organizatat ndërkombëtare dhe në mënyrë arbitrare të vendosë sanksione të njëanshme dhe të paligjshme dhe të vazhdojë ndërhyrjet ushtarake kërcënimet ndaj vendeve të tjera, veprime këto që dëmtojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit