2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024


Vulin, mesazh Perëndimit në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Më të lexuarat

Njeriu i Vuçiçit bën insinuatën e rrezikshme

Ish-drejtori i BIA-s serbe dhe një person në listën e zezë amerikane, Aleksandar Vulin, ka insinuuar se Republika Srpska në Bosnjë do të shkëput dhe do t’i bashkohet Serbisë.

Me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Vulin tha se atë që fuqitë perëndimore ua lejuan shqiptarëve në Kosovë, nuk do të mund t’ua ndalojnë serbëve në RS.

“Procesi i bashkimit të serbëve ka filluar dhe nuk mund të ndalet”, tha Vulin, duke kujtuar periudhën e vitit 2008 dhe duke paraqitur pikëpamjen e tij për ngjarjet e asaj kohe.

“Në vitin 2008, Serbia ishte në derën e paktit të NATO-s, nën kontrollin e plotë të BE-së dhe në marrëdhënie asnjëherë më të këqija me Rusinë dhe Kinën, dhe në këmbim mori privatizimin grabitqar dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vulin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit