-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Vulin: Institucionet serbe në Kosovë nuk janë ilegale

Më të lexuarat

Kandidati për shef të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Kosova nuk është e asnjë partie.

Ai ka paralajmëruar së gjithçka që do të punoj do ta jetë në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Vulin ka theksuar se politika unike e shtetit serb ndaj Kosovës është imperativ dhe se në vazhdim të dialogut do të përfshihen edhe serbët nga Kosova të cilët deri më tash nuk ishin pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi, raportojnë mediat e Serbisë, transmeton RTK.
Sipas këtyre mediave, ai ka folur edhe për komunat në veri që drejtohen nga kryetar ilegal. “Qëndrimi i njohur i shtetit është që institucionet serbe në Kosovë nuk janë ilegale, por janë legjitime dhe shtet nuk do të bëjë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë”, ka thënë Vulin.
Sipas tij, institucionet serbe në Kosovë nuk janë paralele.“Nëse ato ekzistojnë atëherë janë institucionet e Hashim Thaçit, dhe ne ndikimin e tyre duhet ta margjinalizojmë”, ka vlerësuar ai.
Kurse deputeti i Partisë Demokratike, Borisllav Stefanoviq ka vlerësuar se është dashur të jetë edhe më tej Ministria për Kosovën. Por, ai ka vlerësua së gjë e mirë është që janë lehtësuar lëvizjet për dialog me Kosovën./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit