Siri, masakra në dyert e xhamive

0
46

Forcat e presidentit Bashar al-Assad nuk kursejnë tashmë as pelegrinët që mblidhen nëpër xhamitë për të respektuar Muajin e Ramazanit.

Të paktën 30 pelegrinë u vranë në afërsi të një xhamie në një fshat në provincën e Hamas. Dëshmitarë nga vendngjarja citohen nga mediat ndërkombëtare të thonë se trupat “shabihe”, ose të njohurit si besnikët mizorë të al-Assad, ngritën një postobllok në afërsi të xhamisë së provincës dhe nisën të qëllojnë pandalim kundrejt turmës së besimtarëve që po përgatitej të futej në xhami.

Nga të dhenat të pakonfirmuara, raportohet për të paktën 30 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Ndërkohë, BBC njofton se avionë luftarakë kanë bombarduar zonat lindore të qytetit të dytë më të madh të Sirisë, Alepo. Sulmi që erdhi pas një serie të shtënash me artileri, shihet si një fakt domethënës në përshkallëzimin e konfliktit sirian. Rebelët nisën një ofensivë kundër forcave qeveritare në Alepo në fundjavë, në përpjekje për të marrë nën kontroll qytetin./tch/kohaislame