-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vuçiq tregon se Hoyt Yee i tha që Serbia nuk guxon ta prek integritetin territorial të Kosovës

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për TV Pink, ka rrëfyer bisedën e vështirë që kishte me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan, Hoyt Yee.

Duke folur për një takimin me zyrtarin e lartë amerikan, Brian Hoyt Yee, Vuçiq tha se nuk kishte një bisedë të lehtë dhe se ishte një takim i vështirë.
“Temat kryesore ishin Kosova dhe Rusia. Amerika mbështet integritetin territorial të shtetit të pavarur të Kosovës, asgjë nuk mund dhe nuk duhet të ndryshojë – kjo është politika e Amerikës” , tha Vuçiq.
“Ai më tha se ne nuk mund të prekim integritetin territorial i Kosovës. I thashë, si mundet kur nëntë vite më parë ju prekët integritetin territorial të Serbisë, që nëntë vjet më parë, kur kjo rregull vlen për ju sot një rregull krejtësisht e kundërta vlen për të gjithë të tjerët? I thashë atij në fytyrë”.
“Ai më bëri të qartë se më kishte dhënë një mesazh nga Amerika. Tha ‘Ju duhet ta respektoni këtë …’ Ne dëgjojmë kërcënime të tilla çdo ditë”, tha Vuçiq për TV Pink.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit