0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vuçiq thotë se Serbia s’do të jetë pjesë e BE-së pa i zgjidhur problemet me Kosovën

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se shpreson që sonte do të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai ka theksuar se dialogu i mbajtur mbrëmë në Bruksel mes dy palëve – asaj të Kosovës dhe Serbisë, ka qenë i pasuksesshëm, transmeton Telegrafi.

“Ne kurrë nuk i kushtëzojmë bisedimet, dialogun dhe për ne është shumë e rëndësishme që është nën udhëheqjen e BE-së”, ka thënë ndër tjera presidenti serb.

“Dua të besoj se nuk jemi larg zgjidhjes së problemit aktual, e shpresoj se me këtë do të arrijmë të shmangim problemet eventuale në të ardhmen, kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe shqiptarët”, ka shtuar ai.

Vuçiq ka paralajmëruar se çfarëdo lloj destabilizimi mund të ndikojë keq në tërë rajonin.

“Çfarëdo lloj problemi të gjithë neve na shkakton probleme të mëdha – në veçanti në tërheqjen e investitorëve”, tha Vuçiq.

Gjithashtu është shprehur i vetëdijshëm që Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE-së në plotësisht nuk i zgjedh plotësisht marrëdhëniet me Prishtinën zyrtare. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit