2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vuçiq thotë se nuk i intereson rekomandimi dhe vendimi i Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi

Më të lexuarat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të shtunën në mbrëmje në Shkup se “nuk është veçanërisht i interesuar” se cili do të jetë rekomandimi dhe vendimi i Parlamentit Evropian në lidhje me vlerësimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor në Serbi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të mediave nga Serbia pas pjesëmarrjes në një ngjarje në Shkup, Vuçiq tha se rekomandimi i mëhershëm i Parlamentit Evropian për vendet që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës ishte njohja e saj.

Gjatë kësaj ngjarje, ai ka theksuar edhe se Serbia dhe Maqedonia e Veriut “po ndërtojnë marrëdhëniet më të ngushta të mundshme” dhe se beson se marrëveshja që hyn në fuqi më 1 mars – për lejet e punës dhe tregun e punës, “do të kontribuojë në bashkëpunim edhe më të ngushtë”.

Ndërsa duke folur për opozitën në Serbi, ai ka thënë se “nuk mund ta fshehë përbuzjen dhe neverinë e tij” ndaj njerëzve “që nuk kanë çfarë t’i ofrojnë Serbisë”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit