-4.3 C
Pristina
Sunday, January 5, 2025

Vuçiq thotë se “dy shtete të mëdha” do ta tërheqin njohjen e Kosovës

Më të lexuarat

“Ne presim që dy vende të tjera ta tërheqin njohjen e tyre në periudhën e ardhshme. Nuk bëhet fjalë për vende të vogla, por të mëdha, më të mëdha se tonat”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se dy vende të mëdha do ta tërheqin njohjen e tyre të pavarësisë së Kosovës.

Duke folur për një kanal televiziv lokal, Vuçiq foli për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti serb ka deklaruar se “dy shtete të mëdha” do ta tërheqin vendimin për njohjen e Kosovës, por nuk ka specifikuar se për cilat vende bëhet fjalë.

“Ne presim që dy vende të tjera të tërheqin njohjen e tyre në periudhën e ardhshme. Nuk bëhet fjalë për vende të vogla, por të mëdha, më të mëdha se tonat”, ka thënë Vuçiq, duke pohuar se deri më tani, 28 vende kanë tërhequr njohjen e tyre për pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq deklarata të ngjashme ka bërë edhe më parë. Për deklaratën në fjalë ende nuk ka asnjë përgjigje nga Prishtina.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit