1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Vuçiq: Qeveria e ardhshme serbe nuk do të jetë antiruse

Më të lexuarat

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se së shpejti do të formojë qeverinë e re, e cila për synim ka anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian si dhe ruajtjen e miqësisë me Rusinë.

“Qeveria e ardhshme nuk do të jetë anti-ruse, por do të ruajë miqësitë tradicionale serbe”, tha presidenti i Serbisë, Vuçiq, raporton N1.

“Çfarë lloj qeverie do të jetë, besoj se do të jetë një qeveri serbe, e cila do të punojë për anëtarësimin më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian”, tha ai para gazetarëve në aeroportin Nikola Tesla.

I pyetur se si po shkojnë konsultimet për formimin e Qeverisë së re, presidenti tha se në Kuvendin e Serbisë tashmë ka një “shumicë të paqartë”, por se për konsultimet do të flasë kur të përfundojnë.

Kujtojmë se gjatë ditëve të kaluara Serbia ka forcuar edhe më tej miqësinë me shtetin rus, duke lejuar televizionit propagandues rus, Russia Today, i cili është sanksionuar nga vendet e BE-së, të merr frekuenca kombëtare për transmetim.

Ndryshe, Serbia është vendi i vetmi vend kandidat për anëtarësim në unionin evropian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit